Kryeministri David Cameron

Kryeministri David Cameron

Kryeministri David Cameron, kryesoi sot takimin e fundit të kabinetit, pasi nga e nesërmja udhëheqjen e qeverisë do ta marrë Theresa May.

Cameron-i do të paraqesë nesër dorëheqjen te Mbretëresha, ndërsa May, e cila ka qenë sekretare e Punëve të Brendshme qysh nnga viti 2010, do të emërojë ekipin e saj ministror.

May ka thënë se është e nderuar që merr përsipër këtë detyrë dhe se do të korrë sukses nga dalja e Britanisë prej Bashkimit Evropian.

Cameron-i, kryeministër që nga viti 2010, dha dorëheqje, pasi Britania e Madhe në referendumin e 23 qershorit, vendosi të braktisë BE-në.

Burimi:
http://www.evropaelire.org/a/27853321.html