Shfajësohet për përdhunim

Një shqiptar që akuzohej për përdhunim në Colchester të Anglisë u shfajësua dhe nuk do të ballafaqohet me rigjykim. Fatri Gjoni (22) i cili gjatë gjithë kohës nuk kishte pranuar fajësinë kishte takuar një vajzë 17 vjeçare në klubin e natës Route dhe kishte pasur seks me të, në një stacion të vjetër të autobusëve, në rrugën Queen Street. Ai gjithmonë kishte insistuar se kjo marrëdhënie kishte qenë me dëshirë.

Tinejxherja kishte thënë se ishte përdhunuar pasi që kishte dalë jashtë për “ajër të freskët” pas një vizite në këtë klub nate me 15 shkurt të këtij viti.

I akuzuari kishte deklaruar se vajza e kishte akuzuar atë për dhunim pasi që ky nuk ia kishte përmbushur kërkesat.

I akuzuari për vrasje të ekstradohet nga Irlanda në Britani

Një burrë shqiptar i cili është akuzuar për vrasje raciste që ka ndodhë në vitin 2004 ka pranuar që të ekstradohet në Britani. Tridhjetë e dy vjeçari Aran Hysaj u arrestua në Malahide, Republikë e Irlandës, në gusht të këtij viti.

Ai akuzohet për vrasjen e indianit Kalvinder Singh i cili ishte sulmuar nga një grup i njerëzve në Manchester në prill të vitit 2004. Ata kishin shqelmuar kokën e tij dhe e kishin goditur me shkopinj. Ai vdes dy javë më vonë nga plagët e marra. Thuhet se motivi i këtij sulmi ka bazë raciste.

Artan Hysaj së bashku me dy të tjerë po kërkohej nga policia e Manchester-it . Ai u arrestua muajin e kaluar derisa po punonte në një restorant të qytetit Malahide.

Arrestohet pasi ishte kapur duke punuar me dokumentet të falsifikuara

Shqiptari Artan Sava (24) i cili kishte punuar në të zezë me dokumente të falsifikuara, që t’i dërgonte familjes të holla në Shqipëri, u arrestua pasi që kishte pranuar fajësinë. Ai kishte punuar në Barrow të Anglisë si punëtorë krahu.

Avokati i tij tha se Zt Sava ishte një njeri punëtorë dhe motivi kryesor i tij kishte qenë që të dërgonte para në Shqipëri.

Ai u arrestua për nëntë muaj dhe është e mundur që do të deportohet nga Home Office-i në Shqipëri pas përfundimit të dënimit.

Burimet:
http://www.gazette-news.co.uk/news/4648439.Man_found_not_guilty_of_raping_girl__17
http://www.belfasttelegraph.co.uk/breaking-news/ireland/albanian-murder-accused-consents-to-extradition-14505470.html

http://www.nwemail.co.uk/news/illegal_albanian_worker_jailed_1_614974?referrerPath=news/