Misteria e njeriut me tatuazhe që besohet të jetë shqiptar – 20 tetor 2010

Ende nuk është identifikuar njeriu me tatuazhe i cili vdiq pasi që ra në binarët e trenit në North Acton të Londrës në qershor të këtij viti. Besohet që ai të jetë nga Evropa lindore me mundësinë që të jetë shqiptar. Tash Policia Britanike e Transportit kanë publikuar imazhin e viktimës me qëllim që dikush nga publiku të jetë në gjendje ta identifikoj atë. Nëse keni informata në lidhje me këtë rast mund të kontaktoni policinë falas në 0800 40 50 40 duke cituar referencën incidenti 261 i 26 qershorit të vitit 2010.
Burimi:
http://www.ealinggazette.co.uk/ealing-news/local-ealing-news/2010/10/20/mystery-surrounds-tattoo-man-killed-on-tracks-64767-27512814/

Kapen 20,000 Euro nga një kosovar në Holyhead të Uelsit – 21 tetor 2010

Një personi që besohet të jetë me prejardhje nga Kosova i janë kapur më shumë se 20,000 Euro në portin detar Holyhead të Uelsit deri sa ai po hynte aty nga Republika e Irlandës.

Burimi:
http://www.dailypost.co.uk/news/north-wales-news/2010/10/21/20-000-euros-seized-at-holyhead-port-55578-27515467/

Kapen dy kosovarë me £33,000 – 9 tetor 2010

Dy shqiptarë nga Kosova kapen me £33,000 derisa ata po mundoheshin ta lëshonin Anglinë nëpërmjet Folkestone në tunelin Channel që del në Francë. Nëse pasagjerët dalin apo hyjnë në Angli me shuma të mëdha të parave të padeklaruara ato i konfiskohen deri sa të kuptohet prejardhja e tyre.
Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1319117/Seized–police-confiscate-148-000-men-arrested-UK-ports.html

Të rrezikuar që të kidnapohen nga “shqiptarët” – 23 tetor 2010

Tabloidi britanik The Sun shkruan rreth katër fituesve të lotarisë Euro Millions që besohet se kanë fituar 113 milion funta sterline, të cilët kinse po frikësohen se mund të kidnapohen nga shqiptarët. Nuk është hera e parë që ky tabloid supozon se shqiptarët kanë bërë dicka ose mund të bëjnë dicka.

Burimi:
http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/news/3193639/Kidnap-fear-of-113m-Lotto-4.html

Pronari i lavazhit të makinave rrezikohet nga deportimi – 20 tetor 2010

Një shqiptar, Agron Hykaj, i cili është pronar i një lavazhi të makinave në Crewe të Anglisë është futur në proces të deportimit pasi që pranoi se kishte jetuar në MB ilegalisht për 15 vite. Ai kishte krijuar një identitet të rremë.
Burimi:
http://www.crewechronicle.co.uk/crewe-news/local-crewe-news/2010/10/20/illegal-immigrant-linked-to-a-crewe-car-wash-is-facing-deportation-96135-27504708/

Pronari shpëton nga dënimi – 16 tetor 2010

Pronari i restorantit [Joe Rigatonis[ në Middlesbrough të Anglisë, për pak i shpëtoi dënimit pasi që Agjencioni Kufitar i MB (UKBA) gjetën në restorantit e tij dy veta qe besohet të jenë shqiptarë dhe që kishin punuar me letra të falsifikuara.

Burimi:
http://www.gazettelive.co.uk/news/teesside-news/2010/10/16/joe-rigatonis-owner-speaks-out-after-fines-scrapped-84229-27481969/