Sipas Beestontoday.co.uk nga pesë femrat që u arrestuan në Holbeck të Anglisë në dyshim të punës ilegale në një bordel, njëra isha shqiptare dhe ishte kapur me dokumente të falsifikuara. Policia tashmë ka mbyllur ‘bordelin’ dhe ka kërkuar që pronari të ndërpres kontratën e qirasë më qiraxhinjtë.

Kurse sipas Belfastelegraph.co.uk një shqiptarit që akuzohet për vrasje raciste në vitin 2004 iu refuzua kërkesa për dorëzani në Gjyqin e Lartë, High Court. Artan Hysaj (32) u arrestua në gusht të këtij viti dhe ngarkua se kishte qenë i kyçur në sulmin vrasës kundër Kalvider Singh në Manchester, në prill të vitit 2004.

Rasti i gjykimit dy shqiptarëve të involvuar në vrasjen Zt Christodoulides, ku fajtori kryesor Thanos Papalexis (37) u dënua me burgim të përjetshëm, u raportua në të gjitha mediat kryesore britanike. Të dy shqiptarët, Ylli Xhelo (35) dhe Robert Baxhija(29) u ngarkuan në lidhje me këtë vrasje. Të premten e kaluar juria dështoi që të vendosë për fatin e dy shqiptarëve dhe këta do të mbesin në paraburgim deri sa të organizohet një gjykim i ri për ta.

Burime:
http://www.beestontoday.co.uk/4272/Five-women-held-after-police.5637642.jp
http://www.belfasttelegraph.co.uk/breaking-news/ireland/albanian-man-refused-bail-pending-extradition-hearing-14484539.html
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/crime/6132765/Thanos-Papalexis-guilty-of-murdering-caretaker.html
http://tinyurl.com/ksaglo
http://www.timesonline.co.uk/tol/news/uk/crime/article6824685.ece
http://news.bbc.co.uk/1/hi/england/london/8231124.stm