Burgosja e Lushës për planifikim terrorizmi

Para ca dite pati shume artikuj në mediat britanike në lidhje me dënimin për terrorizëm të shqiptarit Krenar Lusha i cili javën e kaluar u dënua me shtatë vite burg, ku pas vuajtjes së këtij dënimi do të deportohet në Shqipëri dhe më nuk do të ketë të drejtë hyrjeje në Britani.

Në gushtin e vitit të kaluar, gjatë një bastisje në shtëpinë e tij, policia gjetën 71.8 litra benzinë dhe doracakë të ndërtimit të bombave. Në bazë të kësaj juria vendosën se ai po planifikonte akte terroriste.

Ai kishte ardhur në MB në vitin 2000 së bashku me vëllain e tij Ndriqimin. Ai kishte hyrë të punonte në fabrikën HL Plastics në Denby dhe kishte blerë shtëpi me vlerë £93,000 duke siguruar kredi nga banka NatWest.

I ngarkuari për vrasje të mbetet në Angli

Sokol Sinanit, i cili në Shqipëri kërkohet për vrasje, iu lejua që të mbetet në Britani. Ai ishte burgosur nga policia britanike të cilët kishin tentuar ta ekstradojnë në Shqipëri, por gjatë një dëgjimi në gjyq ai u lirua nga paraburgimi.

Zëdhënësja e gjyqit Westminster Magistrate Court tha: ” Sokol Sinani është liruar dhe rasti i tij ka përfunduar.”

Burgoset kosovarja që kishte drejtuar një bordello

Sandelina Bajrami burgoset për 10 muaj për menaxhimin e një bordello të cilën e kishte paraqitur si shtëpi masazhi. Gjatë bastisjes policia aty gjetën katër prostitute, në mesin e tyre edhe Sandelina Bajramin, e cila pranoi se ishte pronarja e biznesit.

I dyshuari për vrasje në Shqipëri jeton Essex të Anglisë

Shqiptari Ardian Rragami (38), i cili në Britani kishe kërkuar azil me emrin Ardian Gashi, është i kërkuar në Shqipëri ku thuhet se ka vrarë një njeri në korrik të vitit 1998. Ai është burgosur nga zyrtarët e Scotland Yard-it dhe ka dalë para gjyqit City of Westminster dhe do të ballafaqohet me mundësinë e ekstradimit në Shqipëri.

 

Lidhëza/burime:

http://www.thisisderbyshire.co.uk/news/Jailed-extremist-added-UK-s-banned-list/article-1614862-detail/article.html
http://www.thejc.com/news/uk-news/25140/man-jailed-belt-bomb-plot-against-jews
http://www.sundaysun.co.uk/news/north-east-news/2009/12/20/convicted-killer-tostay-in-the-north-79310-25430878/

http://www.yorkshirepost.co.uk/news/Kosovan-who-tried-to-39better.5899140.jp
http://www.thisislondon.co.uk/standard/article-23783334-essex-builder-is-albanian-killer.do