David Cameron dhe Theresa May brenda shtëpisë në të cilën u arrestuan shqiptarët.

David Cameron dhe Theresa May brenda shtëpisë në të cilën u arrestuan shqiptarët.


Kritikët thonë së se nuk ishte e hijshme pjesëmarrja e kryeministrit Cameron në bastisjen e mëngjesit, së bashku me punonjësit e imigracionit, në Slough të Londrës, gjatës së cilës u arrestuan disa imigrantë ilegal shqiptarë.

Qëllimi i kësaj PR kampanje është që të demonstroj se koalicioni qeveritar britanik është i rreptë kundër imigracionit ilegal, por kritikët thanë se ishte gabim që kryeministri të fotografohej brenda shtëpisë së personave që besohet të jenë imigrantë ilegal.

Kryeministri britanik është fotografuar brenda kuzhinës dhe dhomës së ditës të shtëpisë në të cilën u arrestuan katër shqiptarë që dyshohet të kenë qëndruar ilegalisht në Britani.

Pjesëmarrja e tij u kritikua edhe nga drejtoresha e Liberty, Shami Chakrabarti, e cila tha: “Kush ia dha Zt Cameron të drejtën që të sillet nëpër këtë shtëpi? Të qënurit kryeministër nuk ta jep të drejtën që të hysh në banesë private si në bashçe të babës.”

[Burimi: The Guardian]