Sipas Irish Times, Enver Sekiraqa (37), i cili konsiderohet si figura kryesore e krimit të organizuar në Kosovë gjindet në Republikën e Irlandës. Ai jeton në pjesën juglindore të këtij vendi dhe nuk është ekstraduar në Kosovë pasi që nuk ka marrëveshje ekstradimi në mes të Irlandës dhe Kosovës.

Megjithatë autoritetet irlandeze e kanë marrë kërkesën nga Kosova që ata ta kthejnë Sekiraqën në Kosovë që të ballafaqohet me drejtësinë e vendit.

Zt Sekiraqa gjindet në listën e Interpolit të të kërkuarve dhe thuhet se kinse ai është koka e krimit të organizuar të Kosovës.

Artikulli burimor:
http://www.irishtimes.com/newspaper/frontpage/2010/1126/1224284184027.html