Dje, po thuaj se në të gjitha mediat britanike u publikua lajmi se në Britani gjinden 16 kriminelë të arratisur e që janë me prejardhje nga Evropa lindore e ndër ta tetë shqiptarë. Seksioni i policisë britanike Crimestoppers kanë nisë fushatën e gjetjes së këtyre kriminelëve të cilët besohet se jetojnë në Londër, Middlesex, Sussex, Nottinghamshire dhe Cheshire dhe kërkohen nga policia për krimet si vrasje, përdhunim, pedofili, trafikim njerëzish dhe trafikim droge.

Këta janë emrat e kriminelëve shqiptarë: Durim Gremaj, Agim Kabashi, Xhevat Kaca, Dritan Shkurti, Shaqir Ziko, Gentian Doda, Nikolla Naci dhe Sherif Murati.

Është alarmante prezenca e kaq shumë kriminelëve me prejardhje shqiptare në këtë listë që proporcionalisht është shumë më e madhe në krahasim me komunitetet tjera.

Ndër ta Agim Kabashi kërkohet për një varg krimesh seksuale, dhe dyshohet se udhëheqë një rrjet të prostitucionit evropian. Dritan Shkurti kërkohet për vrasje kurse Shaqir Ziko për plaçkitje me armë.

Info tjera dhe lidhëza:
Crimestoppers on 0800 555 111.
http://www.independent.co.uk/news/uk/crime/manhunt-for-16-of-most-wanted-european-fugitives-1694294.html
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/5424100/Suspected-foreign-paedophile-found-working-on-a-childrens-ride-after-Crimestoppers-appeal.html
http://www.metro.co.uk/news/article.html?UK_manhunt_for_worlds_most_wanted&in_article_id=676236&in_page_id=34
http://www.mirror.co.uk/news/top-stories/2009/06/01/manhunt-launched-in-uk-for-most-wanted-foreign-fugitives-115875-21406385
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1190033/Major-manhunt-launched-police-reveal-16-worlds-wanted-men-run-UK.html
http://www.belfasttelegraph.co.uk/news/local-national/manhunt-for-16-of-europes-most-wanted-fugitives-14322243.html