Ballina e libri “Bought & Sold” e autores Megan Stephens.

Ballina e libri “Bought & Sold” e autores Megan Stephens.

Gjatë dy muajëve të fundit së paku 6 lajme u publikuan në mediat britanike në lidhje me kriminelët shqiptarë të këtij vendi. Ja përmbledhja e këtyre artikujve në vijim:

Shqiptari burgoset për përdhunim dhe do të deportohet në Shqipëri pas kryerjes së dënimit

Shqiptari Armand Ruci është dënuar me 9 vite burg pasi që përdhunoi një vajzë 20 vjeçe të cilën e takoi në një klub nate dhe e keqpërdori ate në banesën e tij. Dënimi i tij përfshinë edhe posedim dhe shpërndarje droge.

Vegëza:

http://www.crawleynews.co.uk/Man-jailed-rape-extremely-vulnerable-woman-police/story-25912943-detail/story.html

Dyqani shqiptar Alsat në Londër, dënohet me £55,000

Shqiptarit Helidon Vuciterni, i cili ishte burgosur për shitje të paisjeve që i mundësoi njerëzve të mos paguajnë për shërbime televizive, tash duhet të paguaj edhe £55,000 për krimin e tij.

Vegëza:

http://www.getwestlondon.co.uk/news/west-london-news/crooked-shopkeeper-who-cheated-tv-8499282

Burgoset falsifikuesi shqiptar në Finsbury Park të Londrës

Shqiptari Medi Krasniqi (47 vjeç), nga Crobyn Street në Finsbury Park, u dënua me pesë vite e gjysmë burg për prodhim të letërnjoftimeve të falsifikuara të cilat ua shiste kriminelëve dhe imigrantëve ilegalë në Londër.

Vegëza:

http://www.islingtongazette.co.uk/news/crime-court/finsbury_park_con_artist_who_sold_fake_ids_jailed_1_3920420

Libër: Anglezja e cila u shit si skllave seksi në Greqi nga një shqiptar

Anglezja Megan Stephens ishte vetëm 14 vjeçe kur u dashura në shqiptarin Jak në Greqi kur ajo shkoi në pushime atje me të ëmën. Ajo u detyrua të punonte për 6 vite si prostitutë e Jakut nëpër rrugët e Athinës. Kjo storie e vërtetë është publikuar në një libër me titullin “Bought & Sold” nga autorja Megan Stephens.

Vegëza:

http://www.theguardian.com/law/2015/jan/18/i-was-sold-into-sexual-slavery?CMP=fb_gu

Imigranti ilegali cili u gjet më 152,000 Euro në Angli u dënua me 21 muaj burg

Shqiptari Fatjon Shehu (28 vjeç) i cili u dënua me 21 muaj burg në gjyqin St Albans Crown Court me 3 janar të këtij viti, e pranoi fajësinë se kishte mëshehur në makinën e tij para të pista në vlerë pre 152,000 Eurove.

Vegëza:

http://www.hertsad.co.uk/news/illegal_immigrant_found_near_redbourn_smuggling_bundles_of_euros_sent_to_jail_1_3905168

Shqiptarët e Westminster-it që u morën me pastrim të parave u burgosën dhe do të deportohen

Perparim Hoxha (30 vjec) u dënua me 18 muaj dhe Musa Gikola (29 vjec) me dy vite burgim pasi që u zunë me £300,000 para të pista në banesën e tyre në lagjen Wëestminster të Londrës. Pas vuajtjes së dënimit ata do të deportohen në Shqipëri.

Vegëza:

http://www.getwestlondon.co.uk/news/local-news/westminster-albanian-money-laundering-gang-8373793