Lavdim Zylfiu

Lavdim Zylfiu

For the first time in Kosovo’s sport history, Prishtina Golf, the only golf field of  profesional mini golf in this country, has been invited by the English Federation of Mini Golf to participate at the world tournament World Adventure Golf Masters 2011 in Hastings, from 9th to 16th of May 2011.

For more information:

Prishtina Golf www.prishtinagolf.com
045343333 edona@prishtinagolf.com

 

Lavdim Zylfiu

Lavdim Zylfiu

Për herë të pare në historinë sportive të golfit në Kosovë, Prishtina Golf, si fusha e vetme sportive e mini golfit profesional, është ftuar nga Federata Angleze e Mini Golfit për pjesëmarrje në turnirin botëror të titulluar “World Adventure Golf Masters 2011” në Hastings të Anglisë.

Turniri organizohet nga Federata Botërore e Mini Golfit dhe nga Federata Britanike e Mini Golfit ku do të marrin pjese 72 lojtarë nga e gjithë bota. Ky turnir organizohet vetëm për shtetet të cilat janë të antarësuara në Federatën botërore të Mini Golfit. Kosova do të jetë i vetmi shtet që merr pjesë pa antarësim paraprak. Nën ombrellën e Federatës Botërore të Golfit janë federata të shumëta nga Azia, Europa, dhe Amerika.

Kryetari i Federatës Angleze të MiniGolfit, ftoi përfaqësuesit nga Kosova për pjesëmarrje në turnirin botëror. Arben Alija nga KG “Prishtina” dhe Lavdim Zylfiu nga KG “First Block” do të jenë pjesëmarrësit e parë dhe përfaqësuesit e Kosovës për këtë turnir nga data 9 deri më 16 Maj të vitit 2011.

Në kuadër të Prishtina Golfit, është inicuar edhe formimi i Federatës së Golfit të Kosovës. Kosova tanimë ka 7 ekipe golfi nga Prishtina, Prizreni, dhe Gjilani, me rreth 15 lojtarë profesionist. Me formimin e Federatë së Golfit, dhe me pjesëmarrjen e lojtarëve nga Kosova, do të filloi edhe procesi i anëtarësimit të Kosovës në Federatën Botërore të Mini Golfit, me të cilët Prishtina Golf tanimë ka kontakt të vazhdueshëm.

Prishtina Golf është hapur në verën e vitit 2010, dhe që nga atëherë aktivisht punon për përfshirjen e sportit të mini golfit në sfera kombëtare dhe ndërkombëtare. Fusha e golfit ofron gjuajtje në distancë, dhe mini golf profesional me 18-vrima.

Prishtina Golf uron që përfaqësuesit nga Kosova të jenë të suksesshëm dhe ta përfaqësojnë Kosovën sa më denjësisht në këtë ngjarje të rëndësishme.

Sot në Prishtinë në ora 12 u mbajt  konferenca për media e organizuar nga Prishtina Golf me rastin e ftesës për pjesëmarrje të golfistëve nga Kosova në Turnirin Botëror të Mini-Golfit.

Për më shumë informata:
Prishtina Golf www.prishtinagolf.com
045343333 edona@prishtinagolf.com