Para dy dite në romfordrecorder.co.uk u botua një artikull në lidhje me burgosjen e “banditit kosovar” (angl. KOSOVAN thug), Yiber Pjetri (28), i cili kishte thyer nofullën e një anglezi, George Martin, në lokalin Time and Envy (që tash quhet Liquid and Envy) pasi që ai e kishte stërpikur atë me shampanjë.

Gjykatësi Zt Ali Malek QC e dënoi Pjetrin me katër vite heqje lirie, por vëllau i tij, Jetnori (21), i cili kishte marrë pjesë në sulm i shpëtoi burgut. Zt Martin i cili është 20 e ca vjeçar kishte pësuar lëndime “të tmerrshme” dhe është dashur që goja e tij të mbyllej me tel dhe një copë metali t’i implantohej në fytyrë.

“Ishte një sulm gjakftohtë dhe i tmerrshëm në një person që nuk ishte në pozitë të mbronte veten,” tha gjykatësi.

Gjykatësi e dënoi studentin e biznesit, Jetnor Pjetrin, me gjashtë muaj burgim por e suspendoi burgimin për një vit. Ai gjithashtu e urdhëroi atë që të bënte 80 orë punë pa pagesë dhe t’i nënshtrohej urdhrit mbikëqyrës për 12 muaj.

Burimi:
http://www.romfordrecorder.co.uk/content/havering/recorder/news/story.aspx?brand=RECOnline&category=newsRomford&tBrand=northlondon24&tCategory=newsromford&itemid=WeED14%20Apr%202009%2010%3A25%3A34%3A920