Postimi origjinal ne Facebook ne lidhje me rastin e Ali Halitit ne Londer. Emri i autorit dhe fytyra e zt Haliti jane mjegulluar per shkaqe privacie

Postimi origjinal ne Facebook ne lidhje me rastin e Ali Halitit ne Londer. Emri i autorit dhe fytyra e zt Haliti jane mjegulluar per shkaqe privacie

Mustafë Avdiu, shef i misionit konsullor në Londër, deklaron se “personi i përmendur, Ali Haliti, nuk ka ka pasur anjëherë kontakt me Ambasadën e Kosovës në Londër. Rrjedhimisht, demantojmë kategorikisht pohimet se Ambasada nuk i ka ofruar ndihmë –  meqë ajo nuk është kërkuar asnjëherë nga ne. Ambasada është e hapur  dhe në shërbim për secilin qytetar të Kosovës i cili ka nevojë për ndihmën tonë”.

Sipas një postimi të bëre dje në Facebook nga një shqiptar i Londrës dhe përcjellur nga disa portale shqiptare, një qytetar nga Kosova, më saktesisht njëfar Zt Ali Haliti nga Pokleku i Skënderajt, po fle nëpër trenat e Londrës.

Në Angli ka ardhur tash tre muaj për shkak se vajza e tij ka nevojë për trajtim jashtë vendit dhe shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë. Haliti po kërkon punë e po kërkon ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia.

Sipas bashkëatdhetarëve që e kanë takuar në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë ai po e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës.

Sipas postimit në Facebook nga bashkëkombasi ynë nga Londra, Haliti paska kërkuar ndihmë në Ambasadën e Kosovës në Londër, që të kthehet në Kosovë dhe ata kinse nuk e kanë ndihmuar. Burime nga Ambasada e Kosovës konfirmojnë se Zt Haliti nuk ka qenë asnjëherë në këtë ambasadë.