Kosova tre orë larg kryeportit të ballkanit

Një vit më parë, gjatë inspektimit të punimeve në këtë tunel, kryeministri Sali Berisha u shpreh se, “mendimi i parë që të vjen në mendje është, se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tuneli, të rikujton legjendat e shkrirjes se maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigande, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptareve të mbartë një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut”.

Drita e parë e mëngjesit të 25 majit ka bashkuar dy anët e njërit tunel në Kalimash të rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Tuneli është me një gjatësi 5.6 kilometra, lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Në galerinë tjetër të tunelit, po me këto përmasa, po zhvillohen punimet dhe pritet të përfundojë në shtator të këtij viti. Puna për hapjen e tunelit ka filluar pikërisht me 25 maj të vitit 2007 nga kompania amerikane “Bektel” dhe kompania nënkontraktuese turke “Enka”.

Kompanitë në fjalë kanë rritur ritmet e punimeve edhe në sektorë të tjerë, si përfundimi i 27 urave me një gjatësi prej më shumë se 5 kilometra në gjithë segmentin e rrugës prej 60.4 kilometrash, Rrëshen-Kalimash.

Hapja e njërit tunel krijoi mundësinë që brenda qershorit të bëhet përurimi i rrugës e cila do të mundësoj një lidhje shumë më të shpejtë ndërmjet vëllezërve, në më pak se tri orë do të shkurtojë distancën Kosovë-Durrës.

Burimi:
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim

  • Zef Ramaj

    Rruga (Aorta e kombit) po perfundohet the kombi po bashkohet. Kjo eshte merita e Z. Pandeli majko qe e inicioi dhe e Z Sali Berisha qe e mbaroi. Vepra si kjo tregojne se ne dime te aspirojme per te the te bejme vendin tone, keqdashesit le te lehin se vetem na kujtojne thenjen e popullit se: “Gjithmone vjedhesi thote kapeni vjedhesin”. Shume gjate po me duket sa te me jepet mundesia te udhetoj ne ate rruge, te shijoj plotesisht madheshtine e saj dhe te mbush nje boshllek ne shpirt per nje veper te tille si kjo, qe pa dyshim edhe me rruget e tjera qe shume shpejt po ndertohen rrisin ne menyre te padiskutueshme repuitacionin e shqiperise ne rajon, evrope e me gjere.