Kosova ka nevojë për ju! Regjistrohuni për të votuar (edhe nëpërmjet emailit), afati deri me 19 maj 2014
Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit (në diasporë) duhet të aplikojnë për t’u regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2014.

Formulari i plotësuar së bashku me një kopje të një dokumenti të identifikimit të Republikës së Kosovës, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 19 maj 2014.

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:
· Përmes postës në adresë të KQZ-s ( Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).
· Përmes emailit zyrtar: ovpp@kqz-ks.org ose ogpp@kqz-ks.org
· Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.

Për më shumë informata vizitoni:
http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit