041709-0047-kosovaishte1.jpgDhjetë vite që kur avionët e NATO-s shkuan në aksion kundër Serbisë, lufta e Kosovës mbetet ende kontroverse. E mirëpritur nga shumë në atë kohë si një evidencë e një rendi humanitar botëror në formim, trashëgimia e saj është anashkaluar, mundur dhe krejtësisht shtrembëruar nga debati i luftës kundër terrorit. Çka Vaclav Havel e quajti “lufta e parë për vlera” tash më shumë po përshkruhet si një precedent i rrezikshëm. Bile edhe Clare Short, përkrahëse e flakët e intervenimin në Ballkan, gabimeve të Tony Blair-it në politikat e jashtme i vuri zanafillën në “shijen e piedestalit” që ai e kishte marrë në Kosovë.

Ka disa arsye për këtë, më e rëndësishmja padyshim është lufta në Irak që mbjelli dyshimet në legjitimitetin dhe efikasitetin e fuqisë ushtarake perëndimore. Duke u larguar nga principi i mos-intervenimit dhe pa mandat të KB-së, Kosova shpesh trajtohet si mëkati origjinal që bëri Irakun të mundshëm. Edhe invazioni i Rusisë dhe njohja e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore janë karakterizuar si një nxitje nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës disa muaj më parë.

Krahasimet e këtij lloji më shumë konfuzojnë se sa sqarojnë. Lufta në Kosovë ishte përgjigje ndaj një emergjence humanitare, e jo një lojë fuqie gjeopolitike. Dhe kjo edhe tash kontestohet. Anti-imperialistët e vetëquajtur, që shpesh përkrahin imperializmin e çfarëdo regjimi që i kundërshtohet perëndimit, kanë konstruktuar një histori alternative në të cilën krimet e Slobodan Milosevic-it janë minimizuar apo arsyetuar dhe perëndimi “grykës” portretohet si nxitës i dhunës. Në këtë histori, tentimet e tija (të Milosevic-it) që të arrij zgjidhje të negociushme ishin sabotuar në konferencën e paqes në Rambuje nga Evropa dhe SHBA-të; dhe vdekjet dhe lëvizjet e refugjatëve brenda Kosovës ishin shkaktuar nga bombardimet e NATO-s.

Këta kritikë flasin thuaj se shkatërrimi i Bosnjës ishte një pjellë e imagjinatës. Realiteti është se deri sa erdhi tek Rambujeja, liderët perëndimorë kishin mbledhë mend nga loja tinëzake e Milosevic-it në të cilën ai negocionte paqe të rreme derisa vazhdonte të zbatonte terrorin etnik në terren. Ata kishin duruar tetë vite të tilla. Në Kosovë, forcat serbe kishin vrarë 1,500 veta dhe kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 270,000 veta para se NATO të intervenonte.

Shkroi: David Clark

I tërë artikulli në:
http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2009/apr/16/clark-kosovo-war-crimes

Një nga komentet:

FrankSimoni

It is a shame to read all these comments lying about Kosovo. I am a Kosovo refugee living now in the UK and I totally agree with David Clark’s article, not because I am biased, but because I witnessed the Serb terror and racism first-hand while in Kosovo, during 1980’s and 1990s, which culminated in ethnic cleansing and mini-holocaust.

This Serbian racism is still alive and well, and Nato bombing sadly didn’t change that. Serbs cannot stand Albanians regardless their religion. They killed my catholic cousins in western Kosova just because they wore traditional Albania hats. They raped women and killed children, all this blessed by their mediaeval Orthodox Church.

And what is more worrying, this ongoing racism is tolerated by Europe. I have no doubt that if the Serbs have the chance they will do the same to Kosovo Albanians and Albanians in general, as they did it in 1877-78, 1912-13, 1918-39, 1945-1956, 1981-1999 killing tens of thousands of innocent Albanians.

KLA atrocities compare nothing to that, as Jewish partisans’ revenge attack compare nothing to the Nazi holocaust. Shame on Noam Chomsky, Harold Pinter and other “lefties” who support Serbian Nazism, they hands are covered with blood.