Sir Noel Malcolm dhe Ambasadori Lirim Greicevci ne ambasaden e Kosoves ne Londer, 3 shkurt 2016

Sir Noel Malcolm dhe Ambasadori Lirim Greicevci ne ambasaden e Kosoves ne Londer, 3 shkurt 2016

Mbrëmë, Ambasada e Kosovës në Londër ishte nikoqir i një mysafiri të veçantë, profesorit dhe historianit të shquar të Ballkanit, nga Universiteti i Oxfordit, Sir Noel Malcolm.

Ambasadori Lirim Greiçevci zhvilloi një bisedë me të, lidhur me tema të ndryshme për historinë e shqiptarëve, atë të Kosovës dhe të Ballkanit në përgjithësi.

U bisedua gjithashtu edhe për historitë e shkruara të Bosnjës dhe Kosovës nga profesori Malcolm, të cilat kishin thyer mitet e atëhershme të propagandës jugosllave tek lexuesit dhe vendimmarrësit ndërkombëtarë.

Libri i tij i fundit, “Agjentët e Perandorive” flet për një histori shumë interesante të dy familjeve të afërta shqiptare, Bruti dhe Bruni, nga shekulli 16, të cilat kishin dhënë funksionarë dhe komandantë të shquar për perandori të ndryshme të kohës.

Në fund, publiku pati rastin të ndërlidhet me pyetje të ndryshme nga historia dhe aktualiteti. Profesori Malcolm është dekoruar me medalje nga Presidentja e Kosovës. Ai është anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.