Komuniteti shqiptar në Britani ngre zërin kundër shkeljeve të të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi

Komuniteti shqiptar në Britani ngre zërin kundër shkeljeve të të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi

Dje, pjesëtarë të komunitetit dhe organizatave shqiptare të Britanisë, protestuan në mënyrë paqësore para Ambasadës Greke në Londër për shkeljen e të drejtave të imigrantëve shqiptarë që po bëhen në këtë shtet evropian.

Kjo protestë konicidoi me ditën e rezultateve të votimeve të Bashkësisë Evropiane pjesë e të cilës bashkësi është edhe Greqia.

Protesta zgjati 2 orë dhe u zhvillua në mënyrë të rregullt, të civilizuar dhe pa incidente. Në fund të protestës dy pjesëtarë nga grupi organizues të protestës ia dorëzuan zyrtarëve të kësaj ambasade disa artikuj të raportuara nga Amnesty International në të cilat përmenden shkelje të vazhduara të të drejtave të njeriut në Greqi si dhe dorezuan kopjet e të dy peticioneve. Njëri kërkon të drejta të barabarta për nënshtetësi greke ndaj të gjithë emigrantëve, ndërsa peticioni tjetër kërkon drejtësi rreth çështjes së Ilia Karelit (Kudret Kumës), i cili u torturua dhe u vra ilegalisht nga policë dhe gardianë grekë në burgun e Nigiritas në Greqi me 27 mars 2014.

Kjo protestë përpos rastit të Karelit u fokusua edhe mbi shkeljet e vazhdueshme të Greqisë mbi të drejtat e njeriut në përgjithësi ashtu siç edhe raportohet nga Amnesty International.

Ju lutemi që të firmosni peticionet:
– Rreth vrasjës së Ilia Karelit: http://goo.gl/Tjs2yT,
– Kampanja për të Drejtën e Nënshtetësisë: http://www.ithageneia.org/en

Vegëz:
Foto Album nga kjo protestë http://goo.gl/Sz28fv