Elidona Demiraj

Elidona Demiraj

Arben Rexha (apo Lulzim Qeleposhi), 31 vjeç, i cili para një jave u arrestua në Islington të Londrës për vrasjen e së fejuarës Elidona Demiraj (25 vjeçe), në një apartament në komunën Islington të Londrës, para dy ditësh u paraqit në gjykatën Old Bailey, dhe do të mbetet i arrestuar deri sa të dalë prapë para kësaj gjykate të krimeve serioze, me 21 prill, kur edhe do të dëgjohet akuza ndaj tij.

Elidona Demiraj u gjet me një plagë në fyt, të shkaktuar nga një armë e ftohtë, tip thike. Kjo e re vdiq në vendin e ngjarjes.

Elidona kishte rreth dy muaj që jetonte në një bllok pallatesh në rrugën Graham të Islingtonit në Londër. Policia londineze e arrestoi menjëherë në vendngjarje vrasësin e dyshar, Arben Rexhën.

Në një intervistë për mediat lokale, fqinjët e viktimës u shprehën të shokuar. Një britanike 49 vjeçare tha se para se të ndodhte krimi, ajo e kishte ftuar për një kafe 25-vjeçaren shqiptare, por kjo e fundit nuk kishte preferuar të dilte nga banesa.

Më pas fqinja deklaroi se kishte dëgjuar britmat e 25 vjeçares në momentin e vrasjes.

Kjo vrasje tronditi rëndë komunitetin shqiptar në Britani. Shoqata të ndryshme, ndër to edhe shoqata Shpresa Programme po bëjnë apel që femrat të cilat janë në pozitë të njejtë, në rastet kur ndaj tyre ushtrohet dhunë në familje, të ankohen tek shoqata Solace Women’s Aid në telefonin 0808 802 5565 apo të telefonojnë direkt Shpresa Programme në 02075111586.

Vrasja e Elidona Demirajt, perkujtimi me 07 02 2016, Londer

Vrasja e Elidona Demirajt, perkujtimi me 07 02 2016, Londer

Sot, një javë pas këtij krimi monstruoz, u mbajt një takim përkujtimi afër pallatit ku ndodhi vrasja, me moton “Dhuna duhet të ndalojë; Informohu; Edukohu; Kërko ndihmë” organizuar nga Shpresa Programme në të cilin përkujtim morën pjesë shumë pjesëtarë të shqetësuar të komunitetit shqiptar të Londrës.

Ja tregimi më i detajizuar, përpiluar nga Shpresa Programme

Një jetë tjetër u shua, jeta e një vajze plot e ëndërra, plot jetë dhe plane për të ndërtuar një jetë të re me të fejuarin e saj. Ajo mori rrezikun në sy për të ndjekur dhe tu bashkuar me të fejuarin, i cili e solli ate ilegalisht në Angli.

Asnjë nuk e di se sa shpejt gjërat o kthyen në një makth, e ndjera kurrë nuk foli me të tjerët se çka po ndodhte në jetën e saj, për pasigurinë e saj, sepse ndoshta ajo kurrë nuk e mendonte që i fejuari i saj prej dy vjetësh do të ndryshonte dhe dëshironte ta vriste ate, ndoshta ajo kurrë nuk vërejti gjë, bazuar në veprimet e tij diçka të çuditshme.

Nën trysninë e të qenurit illegalisht këtu në Angli, të nderit të familjes dhe dashurisë që ndjente për të fejuarin, ajo vendosi të khehej tek ai nga shtëpia e shoqes së saj për t’u pajtuar pas zënieve me të, dhe atë natë ajo nuk u përqafua nga ai por u therr nga ai, një vrasje makabre për qenje njerëzore, një dhimbje e pashërueshme për familjarët, një tronditje për të githë komunitetin shqiptar në Angli.

Pak histori rreth këtij çifti tragjik

Elidona kishte lindur në fshatin Begaj të Tropojës me 27 korrik 1990, u diplomua në universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër për mjekësi.

U fejua me djalin e quajtur Arben Rexha i njohur ndryshe edhe si Lulzim Qeleposhi, me prejardhje nga fshati Sopot i Tropojës.

Foto nga fejesa e Elidonës me Arben Rexhën (Lulzim Qeleposhin)

Foto nga fejesa e Elidonës me Arben Rexhën (Lulzim Qeleposhin)

Në 10 tetor të vitit 2013 ata u fejuan dhe me 10 tetor 2015 u nisën për në Angli. Që të dyja familjet ishin dakort me këtë vendim të tyre.

Foto nga fejesa e Elidonës me Arben Rexhën (Lulzim Qeleposhin)

Foto nga fejesa e Elidonës me Arben Rexhën (Lulzim Qeleposhin)

Vetëm të enjten e kaluar babai i Elidonës kishte kërkuar ndihmë, pasi vajza kishte frikë dhe ai i kishte kërkuar ndihmë një miku të familjes që të fliste me ta.

Elidona kurrë nuk u shpreh se vuante nga dhuna, por i quante ato mosmarrëveshje që do të zgjidheshin.

Arbeni (Lulzimi) ishte i njohur si djalë fjalëpak dhe që punonte në bashkinë e Islingtonit. “Nuk dihet më shumë për të, fakti që ai arriti të bënte një vepër kaq të rëndë, tregon se sa shumë kujdes të gjithë duhet të kemi për të qenë të sigurtë, sa shumë duhet të informohemi, sa shumë duhet te jemi gjakftohtë që t’i lexojmë ata me të cilët jetojmë, sa e nevojshme është të marrim dhe rifreskojmë njohuritë tona për llojet e dhunës apo të sëmundjeve mendore, sa e nevojshme është që të jemi konfident dhe të dimë të vetëmbrohemi sidomos të dimë metodat e menaxhimit të mërzitjes dhe zemërimit.” – shkruhet në kumtesën e Shpresa Programme.

Shpresa Programme thanë: “gjatë këtyre ditëve kemi marrë mesazhe të shumta që denojnë dhunën në familje, si edhe kemi pasur një rritje të madhe të atyre që kërkojnë ndihmë.

Ju lutemi që nëse keni probleme dhune në familje të telefononi organizatën bamirëse Solace Women’s Aid në 0808 802 5565, në fillim ndoshta problemet tuaja do të shtohen por jeta juaj do të jetë e sigurtë.

Ju lutemi që të mos hezitoni, mos vuani në qetësi, kërkoni ndihme nëpërmjet numrit falas: 08088025565 ose telefononi tek Shpresa Programme në 02075111586.”

Vegëza:
http://www.panorama.com.al/rrefimi-i-babait-vajzes-se-vrare-ne-britani-burri-ia-mori-jeten-pas-tre-muajsh-martese/
https://www.facebook.com/shpresa.programme/