Sipas Thisisnottingham.co.uk pronari shqiptar i një dyqani të ushqimit të gatshëm, Sali Lika nga Sherwood-i i Anglisë, u dënua me 10 muaj burgim pasi që së bashku me dy kolegë pune kishin ndjekur një ngucakeq pastaj e kishin futur në bagazhin e makinës dhe e kishin hedhur para shtëpisë së “viktimës”.

Lika kishte treguar në gjyq se deri te ky incident kishte ardhur pas 18 muajve të keqtrajtimeve që kulmoi me hedhjen e fekaleve në makinën e tij. “Viktima” (19 vjeç), emri i të cilit nuk u përmend gjatë gjykimit, fillimisht kishte gënjyer se atë e kishin therur në kofshë, por më vonë gjatë analizave forensike u kuptua se ai në fakt ishte lënduar gjatë ikjes kur kishte ra në grilat e një rrethoje.

Të tre njerëzit në fillim u ngarkuan me kidnapim dhe plagosje të qëllimshme, gjë që ata nuk pranuan dhe kërkuan rigjykim.

Lika që kur ishte burgosur e kishte humbur biznesin sepse nuk kishte mundur të paguante qiranë.

“Viktima” njihej nga policia për ca incidente të mëhershme. Atij iu kishte tërhequr vërejtja për sjellje vulgare në publik, posedim të thikës, dehje dhe posedim të kanabisit.

Gjyqtari Michael Stokes, e përshkroi Zt Lika-n si shkaktar të incidentit dhe i caktoi 10 muaj burg. Kurse kolegët e tij u dënuan me nga nëntë dhe tetë muaj respektivisht.

Burimi:
http://www.thisisnottingham.co.uk/homenews/Car-boot-terror-takeaway-menace/article-1324091-detail/article.html