london olympics 2012
Disa media interneti britanike, ndër ta edhe Mail Online, raportuan për arrestimet që Policia kufitare i bëri gjatë shtatë muajve të fundit në Parkun Olimpik të Londrës.

Gjatë kësaj periudhe u arrestuan rreth 80 punëtorë ilegalë, ndër ta 6 shqiptarë me prejardhje nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjysma e të arrestuarve kishin përdorur dokumente të falsifikuara me të cilat kishin aplikuar për punë dhe ishin punësuar. Të tjerët ishin paraburgosur pasi që kishin tejkaluar qëndrimin legal në Britani apo kishin qenë azilkërkues që nuk kanë të drejtë pune.

Shumica e të kapurve ishin me prejardhje nga India, kurse tetë nga të arrestuarit që ka të drejtë punë në Britani ishin kapur me dokumente të falsifikuara, përfshi edhe një gazetar hulumtues i cili kishte tentuar të ekspozoj sigurinë e dobët në këto punishte.

Lidhëza:
http://www.morethanthegames.co.uk/summer-sports/047536-report-london-2012-workers-used-stolen-passports
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1233176/Border-police-arrest-80-migrants-working-illegally-London-Olympic-site.html
http://www.thelondondailynews.com/2012-olympics-welcomes-world-well-almost-nearly-illegal-workers-caught-p-3620.html