Kampanjë e policisë: Në rast sulmi terrorist IK, FSHEHU, TREGO

Kampanjë e policisë: Në rast sulmi terrorist IK, FSHEHU, TREGO

EDHE PSE ESHTE DIÇKA E RRALLË nëse ndodhë ndonjë sulm me armë të ftofta apo zjarri:

IK në vend të sigurt. Ky opcion është shumë më i mirë se sa të dorëzoheni apo negocioni. Nëse nuk keni ku të ikni, atëhere…
FSHEHU. Është më mirë që të fshiheni se sa të konfrontoni. Mbani në mend që ta keni telefonin në heshtje dhe të çkyqni vibrimin. Nëse mundeni, barikadoni vehten. Dhe më në fund, dhe vetëm kur jeni te sigurtë që mund ta bëni…
TREGO duke thirrur policinë në 999.

Momentalisht, çështja e sulmeve terroriste është vazhdimisht në lajme. Por në agjendën tonë ka qenë me gjatë.

Policia dhe forcat e sigurisë janë duke punuar vazhdimisht që të parandalojnë sulmet terroriste gjatë viteve, jo muajve.

Por ne nuk jemi të vetëkenaqur që vetëm tju mbajmë të sigurtë.
Për shkak të ngjarjeve në MB dhe jashtë, njerëzit me të drejtë janë të brengosur në lidhje me sulmet me armë zjarri dhe armë tjera. Këto sulme janë shumë të rralla por nëse ndodhin, duhet të jemi të përgatitur.

Mbani në mend, sulmet e kësaj natyre janë ende shumë të rralla në MB

Ruaje Veten, dhe mbajë në mend fjalët:

IK. FSHEHU. TREGO.
Që te shikoni filmin ‘Ruaje Veten’, vizito
www.npcc.police.uk/staysafe

Informatat janë vitale. Nëse shihni apo dëgjoni diçka që ka të bëjë me terrorizëm, besoni instiktit tuajdhe thirrni në linjën telefonike konfidencionale 0800 789 321. Policët tanë, të trajnuar enkas për këtë, do të përkujdesen më tutje. Thirrja e juaj mund të shpëtoj jetë.
Gjithmonë gjatë emergjencës, thirrni 999.