Dje juria e gjyqit Jaksonville të Floridës në Amerikë rekomandoi që vrasësi, Kevin Jerome Scott, të dënohet me vdekje pasi që u gjet fajtor për vrasjen e ish-policit shqiptar, Kristo Binjakut në dyqanin e tij në Southside të Floridës gjatë një plaçkitje para dy vitesh.

Juria votoi 9-3 ne favor të dënimit kapital për vrasësin Scott pas një dëshmie që zgjati tre orë. I njëjti panel e dënoi Scott-in javën e kaluar për vrasje të shkallës së parë për vrasjen e Binjakut në korrik të vitit 2007.

Tash fati i këtij vrasësi është në duart e gjyqtarit të Rrethit, Judge Charles Arnold. Ai mund të pranoj rekomandimin e jurisë apo ta dënoj atë me burgim të përjetshëm. Gjykatësit e Floridës zakonisht i përmbahen vendimeve të jurisë.

Vendimi final do të bëhet me 11 qershor, derisa të merren edhe disa fakte në konsiderim. Gruaja e të ndjerit Binjaku përkuli kokën kur u shpall vendimi i jurisë.

Scott kishte goditur Binakun në fytyrë me revole deri sa po mundohej të plaçkiste lavazhin e teshave të të ndjerit në Toledo Road dhe Powers Avenue.

Në gjykim mori pjesë edhe vajza e të ndjerit Binjaku, Malvina Binjaku, e cila është studente në Universitetin e Floridës. Ajo tha: “Babai im kishte një ëndërr vetëmohuese. Ai dëshironte që gruaja dhe fëmijët e tij të jetojnë një jetë të lumtur dhe të suksesshme. Kështu që ai emigroi në Amerikë ku ajo ëndërr mund të arrihej. Ai punoi shumë dhe krijoj një themel të fortë…por ne nuk e kemi shansin që të shohim që ajo ëndërr të realizohet sepse ai nuk është këtu për ne.”

Burimi:
http://www.jacksonville.com/news/metro/crime/2009-05-05/story/jury_recommends_death_for_jacksonville_laundry_owner%E2%80%99s_killer