shpresa

Shpresa Program eshte e perfshire ne fushaten ” per ti dhene fund mbylljes se femijeve ne qendrat e ndalimit”.  Peticionin per kete qellim e kane nenshkruar 188 te rinj. Ata i kane shkruar kete mesazh kryeministrit britanik: “I dashur Zoti Brown, baba i femijeve John dhe James dhe njeherazi Kryeminister!

Eshte ne doren tuaj  fuqia dhe autoriteti per te penguar mbylljen ne “Qendrat e Ndalimit” te femijeve si ne, te cilet nuk kane bere asgje te gabuar.

Ju lutem vendosni femijet tuaj ne poziten e tyre dhe beni diçka te mire per ta.

JEPINI FUND NDALIMIT TE FEMIJEVE, TANI! “

Familjet shqiptare jane brezi i pare i komunitetit shqipfoles ne Britanine e Madhe. Nje numer i konsiderueshem prej tyre kane pritur per nje kohe te gjate vendimin e dhenies se lejes se qendrimit ne kete vend nga Ministria e Brendeshme (Home Office), çka ka shtuar ne jeten e familjeve tona nivelin e shqetesimit dhe stresit.

Ne e besojme plotesisht konstatimin e doktoreve se femijet ne “Yarl’s Wood” vuajne nga konfuzioni, nga frika, shqetesimet gjate gjumit, dhimbjet e kokes,  dhimbjet e barkut dhe nga problemet emocionale te sjelljes.

Nderkohe Agjensia e Kufijve ne Mbreterine e Bashkuar (UK Borders Agency) ka deklaruar qe femijet duhet te trajtohen me kujdes dhe dhembshuri.

Mbyllja brenda kater mureve e njerezve te pa mundur dhe ne menyre te veçante e familjeve te cilat kane mundesi te vogla per tu larguar, nuk eshte zgjidhje. Vendet e tjera kane gjetur mundesi dhe kane marre masa per ti lejuar familjet te qendrojne sebashku ne komunitet, nderkohe qe çeshtjet e tyre shqyrtohen, ose perpara se  kthehen ne vendet e origjines.

Shpresa Program deshiron qe gjithkush qe e lexon kete shkrim, te nenshkruaj peticionin dhe te jape kontributin e vet ne kete fushate sensibilizuese.

Per te neshkruar kete peticion ju duhet te shkoni ne adresen e internetit www.ecdn.org