Është konfirmuar se para 3 dite përfunduan incizimet e një emisioni të ri të Top Gear, kësaj rradhe në Shqipëri. Top Gear është një program tejet i popullarizuar i BBC në lidhje me makinat dhe është i popullarizuar shumë edhe në tokat shqiptare.

Jeremy Clarkson, James May dhe Richard Hammond kontraktuan ALBARENT për shërbimin VIP-LOUNGE me shofera dhe 3 automjeteve: Mercedes S 350, Minibus H-1 dhe Minibus IRISBUS IVECO, për udhëtimin e tyre dhe të stafit të TOP GEAR (BBC UK) Tiranë – Sarandë – Tiranë, si edhe 2 automjete të dekoruara POLICIA për filmimet e serisë TOP GEAR (In Albania) që u zhvillua javën e kaluar në bregdetin jugor shqiptar.

Shumë shpejt ALBARENT do informoj tërë fansat shqiptarë dhe të interesuarit e tjerë për datën e transmetimit të serisë TOP GEAR (In Albania). ALBARENT deklaruan se patën fatin të shërbenin për këtë ekip prestigjioz dhe besojnë se i kanë lënë përshtypjet më të mira tek ta për korrektësinë, mikëpritjen dhe përkushtimin e shqiptarëve ndaj punës.