Në gazetën online, iomtoday.co.im, shkruhet se si futbollistët e rinj të Kosovës u ndihmuan me uniforma futbolli duke iu falënderuar përkrahësve të tyre nga Ishulli Man të Britanisë.

Futbollistët e Rinj të Ferizajt blenë uniforma futbolli dhe topa të rinj nga donacioni prej £720, përfshi edhe £320 të kontribuar nga Specsavers të Douglas-it.

Referuesi shqiptar nga Kosova, Amid Lamaxhema, kishte vizituar këtë ishull në vitin 2007. Pas qëndrimit të tij ai ishte kthyer në Ferizaj të Kosovës dhe ia kishte dërguar me email disa foto të ekipit të tij, Peter Beighton-it, një anëtari të Shoqatës së Referuesve të Ishullit Man, i cili ishte shokuar nga gjendja e uniformave të ekipit dhe të topave të vjetër.

Ai vendosi që të mbledhë fonde që këtij ekipi t’i sigurohen tesha dhe topa të rinj duke organizuar një ngjarje në tetorin e vitit të kaluar në hotelin Sefton Hotel duke përshi një fjalim nga legjenda “njeriu në të zeza”, Keith Hacket, tash menaxher gjeneral i Game Match Officials Board.

Mysafirët mblodhën £400 për kauzën, dhe kjo shumë u rritë nga donacioni i kompanisë së njohur të syzeve, Specsavers.

Zt Lamaxhema ka thënë se ai shtanguar nga bamirësia e njerëzve të ishullit. Ai shtoi: ” Do të blej gjërat e nevojshme për lojtarët e mi dhe do t’i mbajmë ato me krenari.”

Burimi:
http://www.iomtoday.co.im/news/Manx-refs-help-kit-out.5140000.jp