Para se Blendar Bairami (23) të hidhej ne binaret e trenit a i kishte dërguar një SMS mesazh shokut të tij me fjalët “Me fal”, por kjo ngjarje tragjike mori një kahje tjetër kur njëri nga paramedikët që kishin ardhur në vend të ngjarjes e kishte përzier atë me të vëllain.

Detajet e vetëvrasjes së këtij të riu shqiptar u dëgjuan para jurisë së Barnet Coroner’s Court të hënën e kaluar. Të pranishëm ishin kushëriri i tij dhe një mikeshë, të cilët dëgjuan përshkrimin e tragjedisë me lot në sy.

I ndjeri kishte vdekur me 7 qershor të vitit të kaluar në stacionin Bounds Green, linja Picadilly. Ai jetonte në Wood Green të Londrës dhe punonte si kopshtar.

Në një pështjellim bizarë, mjeku i Ambulancës së Londrës që kishte ardhur në vendngjarje e kishte përzier atë me të vëllain.

Tony Chidell, teknik mjekësor i emergjencës, tha: “Gjatë vlerësimit të pacientit fillova të brengosem sepse ai dukej sikurse vëllai im më i ri i cili jetonte në afërsi. Unë thash ‘Chris, është emri juaj Chris Chidell?’ Mandej unë i thash ‘Si e ke emrin?’ Ai tha ‘Chris Chidell’.

“U çudita se sa i qetë ishte, dukej se nuk kishte aspak dhimbje. Mandej unë i thash ‘Jam Ant, vëllau yt’. Menjëherë pas kësaj ai humbi vetëdijen. Unë i thash ‘a e bëre këtë me qëllim’ ai tha ‘po’.”

Vozitësi i trenit, Keith Ellis, kishte tentuar të përdorte frenat emergjente por nuk kishte mundur ta ndalte trenin që udhëtonte 50km në orë kur e goditi atë.

Një tjetër dëshmitar e përshkroi Zt Bairamin si “të lodhur dhe anksioz” para se “të hidhej në binarë e të mbahej aty”.

Miqtë me të cilët e ndante banesën, kushëriri Eduart Aliaj dhe shoqja Julia Black, thanë se ai kishte £5,000 borxhe bixhozi por ata nuk dinin për asnjë arsye se pse e kishte mbytur ai veten.

Zt Aliaj tha se prindërit dhe motra e tij në Kosovë janë tronditur rëndë nga kjo vdekje.

Ai tha: “Ai ishte një njeri i shkëlqyeshëm dhe i mirë. Ai po jetonte këtu tash 10 vite. Ka qenë një gjë shumë e vështirë. Atë e kisha si vëlla. Familja e tij po prisnin që ai prapë të kthehej në shtëpi.

Vendimi që juria e solli rreth kësaj vrasjeje thotë se Zt Bairami kishte bërë vetëvrasje.

Burimi:
www.tottenhamjournal.co.uk