Gazeta britanike Daily Mail para disa dite shkroi rreth incidentit që gati përfundoi në tragjedi kur aeroplani me 80 pasagjerë kishte filluar fluturimin nga Dusseldorf-i për në Prishtinë.

Rasti kur rreth 200 zogj ishin përplasur me aeroplanin ishte fotografuar nga vrojtuesi i aeroplanëve Juergen Kienast.

“Ishte si një skenë nga filmi Zogjtë i Hitchcock-ut. Një moment krejt qe në rregull, dhe përmenjëherë këta zogj pushtuan aeroplanin” tha një dëshmitar i rastit.

Mendohet se rreth 200 garguj ishin thithur në turbinën e aeroplani deri sa po arrinte shpejtësinë prej 320 km në orë.

Piloti ia arriti që ta ateronte aeroplanin duke evituar kështu një tragjedi të mundshme të pasagjerëve që po shkonin për në Kosovë.

Burime:
http://www.dailymail.co.uk/news/worldnews/article-1217035/Bird-strike-The-moment-200-starlings-sucked-passenger-jet-engine-off.html#ixzz0ShuRhUWB

http://blog.seattlepi.com/aerospace/archives/180745.asp?from=blog_last3