Që kur filloi të shikonte ekipin e bejsbollit amerikan në televizor pasi që erdhi në North Andover të SHBA-ve nga Shqipëria para dy vitesh, Oresti Cela ka ëndërruar që të jetë si ata. Në Shqipëri nuk ka bejsboll, dhe ky 10 vjeçar kurrë më parë nuk kishte parë apo luajtur këtë lojë.

Të hënën e kaluar me 27 prill, vetëm tre javë pasi që filloi të mbante shkopin dhe kishte veshur dorëzën e bejsbollit, ky vogëlush i qetë dhe i fokusuar luajti lojën e tij të Ligës së Vogël me ekipin e tij, The Athletics.

I vrojtuar nga familja krenare Cela, përfshirë babin e tij Durimin, të ëmën Burbuqen dhe motrën Edrinën, Oresti bëri një punë të mrekullueshme për dike që ka filluar të merret me këtë sport vetëm para tre javësh. Ai befasoi trajnerin e tij Geoff Fulgione me shkathtësitë që duhen në këtë sport.

“Ai kurrë nuk kishte veshur dorezë deri para tre javësh,” tha Fugione. “Ai sot pati një godite baze. Bëri çdo gjë në fushë. Ai bëri që të gjithë të luajnë. Ai bëri më shumë se sa që ndonjëherë kam parë të bëjë një fëmijë pas tre javësh.”

Ai kishte ardhur në Amerikë para dy viteve pa ditur asnjë fjalë të anglishtes. Dhe dashuria edhe përkushtimi i tij për këtë sport u ndihmua nga kujdesi dhe zemërgjerësia e të tjerëve. Atij shkopin, dorezën dhe këpucët e bejsbollit ia bleu Bill McCarthy, anëtarë i klubit North Andover Boosters Club, por edhe mësuesja e tij e gjuhës angleze, Gayle Robinson e kishte ndihmuar atë shumë.

Artikulli i plotë:
http://www.wickedlocal.com/northshoresunday/news/x407217340/Albanian-immigrant-meets-baseball-and-its-love-at-first-sight