fullscreen-capture-24092010-010624

  • Rasti i kuzhinierit shqiptar shkak që ligji i ekstradimit të kritikohet
  • “Kidnapuesit” shqiptarë të Victoria Beckam dhe kurthat e News Of The World
  • Kisha mbronë familjen shqiptare ne Finlande
  • Nje familje kosovare kërkon azil në Ontario të Kanadasë
  • Vrasësi shqiptar i cili u gjet pas shumë vitesh arratie në Skotlandë
  • Arrestohen dy shqiptarë që dyshohen të jenë imigrantë ilegalë
  • Greku që dyshohet të jetë shqiptar në Crimewatch të BBC
  • Azilkërkuesi i dështuar do të deportohet

Rasti i kuzhinierit shqiptar shkak që ligji i ekstradimit të kritikohet

Shefja e policisë së Cambridge-it, Chief Constable Julie Spence, kritikon ligjin e ekstradimit të Britanisë para se ky ligj të rishikohet nga Home Office. Sipas organizatës bamirëse Fair Trials International rishikimi i këtij ligji paraqet një lajm të mirë për shkak se në të kaluarën janë bërë shumë padrejtësi.

Këtu hynë edhe rasti i kuzhinierit shqiptar Edmond Arapit i cili gabimisht u akuzua nga autoritetet italiane për vrasje. Zt Arapit iu desh që të luftonte për katër vite që të mos ekstradohej në Itali. Italinët e dënuan për “vrasje” në mungesë por pas kësaj e pranuan gabimin se po akuzonin një njeri të gabuar.

Burimi:
http://www.guardian.co.uk/law/2010/sep/03/extradition-daniel-ubani-police-chief

“Kidnapuesit” shqiptarë të Victoria Beckam dhe kurthat e News Of The World

Rasti me i ri i skandalit të ragbi ekipit të Pakistanit “zbardhur” nga tabloidi News Of The World qiti edhe një herë në pah kurthin që iu bë në vitin 2002 disa shqiptarëve në Londër të cilët u akuzuan se kishin planifikuar të kindnaponin Victoria Beckam.

Akuza pësoi debakël kur në gjyqin Middlesex Guildhall Crown Court u kuptua se ky tabloid i kishte paguar £10,000 dëshmirtarit kryesor Florim Gashit, me histori krimineli, i cili kishte qenë i involvuar me të akuzuarit që nga fillimi.

Burimi:
http://www.guardian.co.uk/sport/2010/sep/03/neës-of-world-entrapment-sport

Kisha mbronë familjen shqiptare ne Finlandë

Sipas një raporti në ditoren finlandeze Helsingin Sanomat kisha St. Michael në qytetin Turku i ka ofruar strehim një ish-kryepolici shqiptar Pellumb Lisha dhe familjes së tij.

“Ne besojmë se do të ishte e parasyeshme që ata të deportohen,” tha Jouni Lehikoinen, prift i kësaj kishe. Ai shtoi se familja qenkan kërcënuar në atdheun e tyre.

Burimi:
http://www.yle.fi/uutiset/news/2010/09/church_refuge_for_albanian_family_1983393.html

Artikujt e tjerë:

Family claims refugee status on Ontario shore
Lover reveals how Albanian killer fled to chip shop before being arrested
Workers are held after Joe Rigatonis raid
Death crash man on Crimewatch
Failed asylum seeker to be deported