Imigrantët nga shtetet e reja të BE-së po kthehen në vendet e tyre në numër dy herë më të madh se sa më parë, kështu tregojnë statistikat e Home Office-it (Ministrisë së Punëve të Brendshme të MB-së).

Numri i punëtorëve të huaj që po lëshojnë Britaninë u rrit gati 30% që nga fillimi i recesionit ekonomik vitin e kaluar, sipas statistikave të publikuara dje.

Të dhënat e fundit zyrtare konfirmojnë se imigracioni në Britani ka stagnuar, ku numri i polakëve dhe imigrantëve të tjerë të Evropës lindore që po regjistrohen të punojnë në Britani u zvogëlua për 50% nga janari deri ne mars të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vlerësimet e përafërta tregojnë se net migrimi në Britani – numri i atyre që vijnë për më shumë se një vit minus ata që ikin jashtë – ka rënë prej 207,000 në 147,000 gjatë 12 muajve deri në shtator 2008, krahasuar me një vit më herët.

Recesioni ekonomik është faktori kryesor që po zmbrapsë punëtorët e rinj të vijnë këtu nga Evropa.

Rezultate tjera tregojnë se vitin e kaluar aplikimet për pasaporta britanike kanë rënë për 1%, kurse numri i atyre që kanë fituar shtetësinë britanike ka rënë për 21%.

Burimi dhe më shumë informata:
http://www.guardian.co.uk/uk/2009/may/20/immigration-britain-stalls