I tërhiqet vërejta për punësim të punëtorit ilegal

Menaxheri i auto larjes “Midway” në Burton të Anglisë, Kas Sokoli, iu tërhoq vërejta dhe mund të gjobitet pasi që në punëtorinë e tij u gjetë duke punuar pa dokumentet të rregullta një tjetër shqiptar, Eduard Sylasani.

Zt Sokoli tha se punëtori ilegal në fjalë që ishte arrestuar nga Agjencioni Kufitar i MB-së kishte punuar vetëm një javë dhe nuk kishte ditur se vizës së tij i kishte kaluar afati.

Kontrollimi i kësaj autolarje nga zyrtarët e imigracionit dhe policia u bë të dielën e kaluar. Ata kishin bllokuar të gjitha daljet nga aty deri sa kishin intervistuar të gjithë punëtorët.

Zt Sokoli tha: “Unë nuk isha atje kur erdhi policia dhe punëtorët e mi thanë se ardhja e tyre kishte qenë si në filma. Ata ishin mjaft të shokuar dhe frikësuar. Unë kam pesë punëtorë të tjerë dhe ata të gjithë kanë drejtë pune në Britani,”

Bizneseve që u kapen me punëtorë ilegalë iu dhanë dënime në formë notifikim-vërejtje dhe mund të gjobiten deri me £10,000 për çdo punëtor që punon ilegalisht.

Eduar Sylasani i cili kishte punuar ilegalisht është liruar përkohësisht nga zyrtarët e imigracionit deri sa të deportohet nga MB.

Ai tha se avokati i tij nuk e kishte dorëzuar aplikacionin për vazhdim të vizës kështu që vizës së tij i kishte kaluar afati.

Burime
http://www.burtonmail.co.uk/burtonmail-news/displayarticle.asp?id=452944
http://www.burtonmail.co.uk/burtonmail-news/displayarticle.asp?id=453445