I riu shqiptar lirohet nga dhimbja e amputimit pas operimit në Wales të Britanisë
Të riut shqiptar nga Kosova iu bë një intervenim kirurgjik që ia ndërroi jetën krejtësisht, falë vullnetit të mirë të dy mjekëve në spitalin e Bancyfelin-it në Wales të Britanisë.

Egzon Palloshi (19 vjeç), u gjet në një gjendje të mjerueshme pasi që atij iu kishte amputuar këmba para katër viteve për shkak të kancerit, që dyshohet të jetë shkaktuar nga rrezatimi i predhës nukleare.

Familja e tij në Kosove u detyruan të shesin tokën e tyre, lopët, makinën dhe gjëra tjera që të paguajnë për operimin dhe ilaçet. Pas amputimit të këmbës Egzoni kishte aplikuar për protezë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, por aplikimi i tij ishte refuzuar.

Bamirësja nga shoqata bamirëse Gwendraeth Valley, Val Newton, vendosi që të mos e linte Egzonin në atë gjendje, gjeti një kompani që ofroj një protezë me çmim shumë të zbritur dhe mas mbledhjeve të të hollave Egzoni u soll në Britani.

Me intervenimin e Val Newton-it kirurgu John Black dhe anesteziologu Ben O’Donohue, ofruan ta bëjnë operimin falas.

Tash ky tinejxher, pas operimit të suksseshëm, nuk do të ketë më kurrë dhimbje të cilat i kishte pasur për katër vite me rradhë pas operimit të parë.

Burimi:
http://www.carmarthenjournal.co.uk/Teen-amputee-pain-free-thanks-medical-team/story-21091389-detail/story.html