Zig Zag Orchestra

Me 27 dhe 28 nëntor në Londër do te ketë shumë manifestime për festën tonë të madhe kombëtare. Njëra nga këto mafestime po organizohet nga IMCP me një koncert të madh ku përpos një liste të pasur të këngëtarëve dhe bendeve do të performojnë edhe Zig Zag Orchestra, një bend shumë i popullarizuar nga Prishtina.  Për më informata rreth koncertit dhe blerjes së biletave klikoni këtu: http://www.imcp.co.uk/index.php/adp.

Zig Zag Orchestra kanë një repertoar të gjërë të një stili të kombinuar Jazz/Etno me elemente të tingujve ballkanik. Njëra nga këngët e këtij bendi është edhe “I Dehur Jam” që ka një histori interesante.

Në Kosovë së pari u këndua nga Nexhmije Pagarusha kah fundi i viteve 1960’ta mandej këtë këngë e këndon Antigona Qena, por këngën për herë të parë e këndon një këngëtar turk tashmë i harruar, Dario Moreno, dhe titulli origjinal i këngës është Sarhoş që përkthyer nga turqishtja do të thotë “I Dehur”. Dario ishte me origjinë hebreje, kishte lindur në Izmir të Turqisë dhe në vitet 1950/60ta ishte shumë i popullarizuar.

Më poshtë keni klipet e versioneve të ndryshme të kësaj kënge: