Ngjarja e filmit Hyena zhvillohët në Londër dhe sillet rreth policit Michael Logan (aktruar nga Ferdinando)

Ngjarja e filmit Hyena zhvillohët në Londër dhe sillet rreth policit Michael Logan (aktruar nga Peter Ferdinando)


Festivali Internacional i Filmit të Edinburgh-ut (EIFF), kanë deklaruar se drama filmike ‘Hyena’ në lidhje me policin e korruptuar, do ta hapë këtë festival me 18 qershor.

Ky film, i bërë nga Film4, ri-bashkon regjisorët Gerard Johnson dhe Peter Ferdinando, të cilët edhe ishin aktorët kryesorë të filmit Tony që e kishte premierën në EIFF në vitin 2009.

Ngjarja e filmit ‘Hyena’ zhvillohët në Londër dhe sillet rreth policit Michael Logan (aktruar nga Ferdinando) i cili merret me valën e gangsterëve të pamëshirshëm shqiptarë në këtë qytet. Por sjellja në rritje shkatërrimtare e Loganit dhe brutaliteti i bosit të ri të gangsterëve e futë këtë polic në një rënje spirale.

Në këtë film gjithashtu aktrojnë edhe Stephen Graham, MyAnna Buring, Neil Maskell, Elisa Lasowski dhe Richard Dormer.

Chris Fujiwara, drejtori artistik i EIFFit, tha që ‘Hyena’ është “ një shembull i jashtëzakonshëm i këtij llojit të filmave që festivali ynë tradicionalisht i ka përkrahur: vepër në të cilën regjisori me integritet artistik merr një çasje të vrullshme dhe imagjinative të ringjalljes së një zhanri filmik.”

Aktorët shqiptarë që luajnë në këtë film janë: Orli Shuka, Gjevat Kelmendi, Shaban Arifi, Alfred Doda dhe Mem Ferda.

Filmi do të paraqitet në tregun e Cannes gjatë kësaj jave kurse në Britani do të dalë në muajin tetor.

EIFF-i do të mbahet nga 18-29 qershor 2014.

Vegëza:
http://www.film4.com/reviews/2014/hyena
http://www.imdb.com/title/tt1837574/
http://www.edfilmfest.org.uk/
http://www.screendaily.com/news/hyena-to-open-edinburgh/5071549.article