Policia po hulumton mundësinë që vrasja e shqiptarit Cima Sogojeva (27) në Golders Green (Londër veriore) të jetë e lidhur me bandat kriminele shqiptare.

Trupi i pajetë i të ndjerit Sogojeva u gjet në një apartaman të kësaj lagjeje, në Highfield Road, në tetor të vitit të kaluar.

Fqinjët kishin dëgjuar të shtëna dhe klithma dhe më vonë u pat konfirmuar se Zt Sogojeva kishte vdekur nga plagët e shkaktuara me armë zjarri.

Policia nuk e kishte gjetur dorasin në vendngjarje por ata më vonë, në të njëjtin muaj, e arrestuan një shqiptar në Reading në lidhje me vrasjen.

Ai u lirua por u ri-arrestua në lidhje me shpërlarje të parave, dhe do të dal në gjyq në qershor.

Kjo vrasje në zemër të komunitetit hebre, i pat shokuar banuesit e kësaj lagjeje, dhe rreth 40 policë të armatosur kishin marrë pjesë në kërkim menjëherë pas të shtënave, duke hyrë nëpër banesa të shumta derisa kishin gjetur trupin e pajetë të Sogojevës.

Burimi:
http://www.times-series.co.uk/news/4389503._Organised_crime_gangs__involved_in_Albanian_slaying