Credentials presented at Buckingham Palace

Credentials presented at Buckingham Palace

His Excellency Mr Lirim Greiçevci was received in audience by The Queen yesterday and presented the Letters of Recall of his predecessor and his own Letters of Credence as Ambassador from the Republic of Kosovo to the Court of St James’s.

Mrs Greiçevci was also received by Her Majesty.

Sources:
https://www.facebook.com/TheBritishMonarchy
http://www.thetimes.co.uk/tto/life/courtsocial/article3778737.eceCredentials presented at Buckingham Palace

Londër, 30 maj 2013 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Lirim Greiçevci, dorëzoi sot letrat kredenciale te Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II.

Në audiencën me Mbretëreshën, e cila u zhvillua gjatë një ceremonie shtetërore në Pallatin Mbretëror Buckingham Palace, Ambasadori Greiçevci i përcolli mesazhet e ngrohta të Presidentes së Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Saj dhe për popullin britanik.  Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar e ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadori Greiçevci gjithashtu shprehu zotimin e tij për t’i kultivuar dhe avancuar tutje raportet në mes të dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), ku morrën pjesë ambasadorë dhe përfaqësuesë të komunitetit diplomatik në Londër, përfaqësuesja e Protokolit Mbretëror përgëzoi Ambasadorin Greiçevci për detyrën fisnike të përfaqësimit të Kosovës në Mbretëri të Bashkuar. Sipas traditës, Ambasadori Greiçevci ngriti një dolli për shëndetin e Lartmadhësisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.