Sipas një lajmërimi në sajtin e partisë serbe SPO (Lëvizja Serbe e Ripërtrirjes) hakerët shqiptarë të Kosovës kanë sulmuar uebsajtin e tyre dy herë gjatë kësaj jave dhe kanë dëmtuar një numër të madh lajmesh dhe të dhënash në këtë adresë www.spo.rs.

Në mes të tjerave janë fshirë të dhënat e këshillave të SPO-së, biografitë e udhëheqësve partiak dhe arkiva e lajmeve në lidhje me aktivitetet e kësaj partie gjatë viteve të kaluara.

Arsye për sulmin, sipas kumtesës zyrtare të kësaj partie, është publikimi i intervistës së Vuk Drashkoviqit në javoren e serbëve të Kosovës “Jedinstvo” .

Hakerët në uebsajt përkohësisht kanë vendosur mesazhin: Kosova është Shqipëri!

Burime:
http://www.spo.rs/action.php?objekat=Vesti&akcija=Procitaj&id=2245
http://www.b92.net/eng/news/crimes-article.php?yyyy=2009&mm=06&dd=11&nav_id=59754