Hakerat shqiptarë vjedhin faqen e policisë në Britaninë e Madhe

Hakerat shqiptarë vjedhin faqen e policisë në Britaninë e Madhe

Faqja zyrtare e policisë së South Yorkshire në Britaninë e Madhe është hakuar nga një grup shqiptar.

Në faqen e parë shfaqet një baner ku përfshihet dhe imazhi i Tifozëve Kuqezi.

Më pas u ndryshua mesazhi ku shkruhej se nuk ka pasur vjedhje të të dhënave.

Por sipas ekspertëve të sigurisë sulmi mund të jetë shumë serioz.

Ndërkohë që po përpiqen të rimarrin kontrollin e faqes, policia po përdor faqen në Facebook dhe Twitter për publikimin e informacioneve.

Më parë ky grup hakerash mori kontrollin dhe të faqes së federatës rumune të futbollit pas ndeshjes Rumani-Shqipëri.