Para disa kohe shkruam rreth shqiptares nga Finlanda, Fatbardha Hetemaj, e cila ka fituar çmimin Gruaja Refugjate e Vitit për shkak të kampanjës së saj kundër racizmit. Tash del se ajo paska studiuar në Angli në Universitetin e Worcester-it.

Ajo ka qëndruar tre vite në këtë universitet, që nga shtatori 2005, duke studiuar Menaxhimin e Biznesit dhe Studime të Kombinuara. Ajo tha: ” E dua Universitetin e Worcester-it për shkak të ambientit të tij direkt dhe miqësor dhe për shkak të lokacionit të tij.”

Ajo shtoi: ” Asnjëherë nuk jam ballafaquar me ndonjë paragjykim në Worcester. Me çka kënaqesha dhe doja rreth Worcester-it është se njerëzit gjithmonë buzëqeshnin nëpër rrugë – kjo ishte ngjitëse. Gjatë studimeve pastroja barin Dive Bar në Unionin e Studentëve dhe kam punuar në zyrën e dyqanit të këpucëve.”

Këshilli Finlandez i Refugjatëve, tha Fatbardha 23 vjeçare, nuk ka lejuar që paragjykimet t’i dalin përpara ëndrrave të saja, dhe ajo ka dëshmuar se refugjatët mund të kenë cak pozitat udhëheqëse ne biznes dhe shoqëri.

“Ndihem e nderuar pas marrjes së këtij çmimi,” tha ajo. “I shpreh falënderime të sinqerta Këshillit Finlandez të Refugjatëve dhe tërë familjes sime dhe miqve për besimin dhe konfidencën në mua. Më jep një kënaqësi të madhe të jem shembull për të gjithë ata që luftojnë ksenofobinë dhe ngucakeqjen në shkolla.

“Gjithkush ka të drejtë të jetë vetvetja pa ndonjë frikë dhe kërcënim të përditshëm. Kuptova se me punë dhe duke u munduar që të mos kompromisoj në shumë gjëra, me të vërtetë mund të ndikoj në shumë njerëz që të jenë pozitiv. ”

Fatabardha tash punon për një IT kompani të Finlandës.

Burimi:
http://www.worcesterstandard.co.uk/news72097.html