Sipas një artikulli në medicalnewstoday.com gjyqtarët e imigracionit shpesh bëjnë vendime të gabuara në lidhje me tregimet e azilkërkuesve, bazuar në botëkuptime të pasakta.

Dr Stuart Turner një psikiatër ky i cili udhëheqë klinikët Trauma Clinic në Londër tha se gjyqtarët shpesh kanë pasur pak informata në çka të mbështesin vendimet e tyre. Ai tha se në mes të 2005 dhe 2007 në Britani kanë arritur rreth 24,500 azilkërkues në vit. Në vitin 2006, 79 përqind prej tyre iu refuzua aplikimi, por nga këto 22 përqind fituan me gjyq.

Fakti se një e pesta e vendimeve fillestare u rikthyen në gjyq dhe fituan tregon se gjyqtarët kanë vendosur gabimisht.

Në një analizë që i është bërë një grupi të madh të shqiptarëve të Kosovës, kur ikën nga lufta në Kosovë në vitin 1999, 21 përqind prej tyre treguan për anksiozitet dhe 17 përqind ishin të brengosur për fatin e anëtarëve te familjes dhe miqve. Disa nga ata po vuanin nga Stres Çrregullimi Post Traumatik (PTSD). Megjithatë, këto trauma emocionale dhe ndikimin në sjellje nuk u kuptuan plotësisht nga disa gjyqtarë.

Dr Turner tha: “ne dëshirojmë që shkenca t’i informoj vendimet e tyre. Ka shumë fusha ku nuk ka informata empirike – çka ndodhë kur jeni sulmuar seksualisht? A vazhdoni të rrini në fshat? A ikni? Gjyqtari A mund të bëjë një vlerësim kurse gjyqtari B një tjetër.”

Burimi:
http://www.medicalnewstoday.com/articles/153166.php