Punëdhënësit të cilët kishin punësuar tetë punëtorë në Northamptonshire-in verior të Anglisë u gjobitën me gjithsejtë £30,000. Agjencia Kufitare MB-së (UK Border Agency) gjobitën kompani në qytetet Kettering, Corby dhe Rushden për shkak se punësuan njerëz të cilët nuk kishin të drejtë të punonin në Britani.

Autolarja (lavazhi) The Hand Car Wash në Corby u gjobitën me £2,500 për punësimin e një punëtori ilegal shqiptar pas një vizite të agjencisë kufitare në nëntorin e vitit të kaluar.

Car Park Valeting një autolarje tjetër u gjobitën me £10,000 për punësimin e tre punëtorëve nga Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria të cilët nuk kishin leje pune. Ata u zunë në gusht të vitit të kaluar.

Kantucky Fried Chicken në Kettering u dënuan me £2,500 për punësimin e një punëtori indian ilegal në qershorin e vitit të kaluar. Kettering Kebab House, u gjobitën me £5,000 për shkak se kishin një punëtor turk pa leje pune në MB. Kurse një restorant kinez, Peking Chinese Restaurant, në qytetin Rushden u dënuan me £10,000 pasi që zyrtarët e imigracionit gjetën aty dy malajziasë duke punuar në mënyrë ilegale, në tetor të vitit të kaluar.

Shumica e këtyre punëtorëve ilegalë ishin kapur pasi që ishin lajmëruar nga qytetarët, policia ose kompani të tjera.

Burimi:
http://www.northantset.co.uk/news/Firms-fined-for-illegal-workers.5454961.jp