Njoftohen të gjithë lexuesit, dashamirët dhe bashkpunëtorët e gazetës AlbanianMail se me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të pronarëve dhe stafit, gazeta AlbanianMail mbyllet për të tretën herë për arsye të kostos së lartë financiare.

Gjatë këtyre 4 viteve nga data 5 Maj 2006 e deri me 23 Qershor 2010 jane publikuar rreth 109 gazeta informative dyjavore për Komunitetin Shqiptar ne Mbretëri të Bashkuar. E gjithë kjo arkivë e pasur do të ruhet në internet dhe mund të lexohet falas në www.albanianmail.co.uk

Faqja në internet do të mbetet e hapur dhe do të freskohet herë pas here me ngjarje, lajme ose njoftime nga Komuniteti shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Çdokush mund të bëhet pjesë e këtij projekti duke dërguar lajme apo ngjarje të cilat më pas do të seleksionohen nga stafi, të interesuarit dhe për me shumë info kontaktoni me email webmaster(at)albanianmail.co.uk

Gjithashtu në këtë faqe të internetit mund të diskutoni dhe të ndani mendime me të tjerë anëtarë në rubrikën e forumit apo të përdorni të tjera rubrika interaktive të cilat e plotësojne një portal të gjërë informacioni.

Shpresojmë që gazeta AlbanianMail do të rikthehet sërish së shpejti.

Burimi:
http://www.albanianmail.co.uk/sofra/lexo.php?subaction=showfull&id=1285702751&archive=&start_from=&ucat=26&