Femije te cilet sot jetojne ne varferi te skajshme ne Kosove

Femije te cilet sot jetojne ne varferi te skajshme ne Kosove

E shtunë: 18 shkurt 2017; Prej: 19:30 – 24.00
Vendi: London Marriott Hotel Regents Park, 128 King Henry’s Road, NW3 3ST London

Nga Dhjetori i vitit 2015, shqiptarët e Londrës në bashkëpunim me emisionin RADAR dhe RTV Dukagjinin kanë ndihmuar financiarisht mbi 30 familje skamnore nga anë të ndryshme të Kosovës.

Ejani të ndihmojmë edhe njëherë për një buzëqeshje më shumë.

19:30 Arritja e mysafirëve, pritje me pije
20:00 Fillimi i mbremjes artistike
21:00 Darka

Për argëtimin tuaj janë të ftuar: FISNIKËT, Dren Abazi, Neki Emra, Egzona Ademi e artistë shqiptarë nga Britania.

Hyrja: pritja dhe darka £50

Të gjitha donacionet dhe të hollat e mbledhura gjatë kësaj mbrëmje do t’i dedikohen 30 familjeve të identifikuara nga dëgjuesit e Radio Dukagjinit. Ekipi i RTV Dukagjinit do të jetë prezent dhe e gjithë mbrëmja do të transmetohet “live” në TV.

Kjo mbrëmje u mundësua nga bizneset shqiptare në Londër, lista e plotë do të publikohet së shpejti. Konfirmojeni ardhjen që t’u dërgojmë fletëpagesën për rezervime.

Biletat mund t’i bleni onlajn këtu:
https://www.eventbrite.co.uk/e/galla-mbramje-humanitare-tickets-31536707140

SË BASHKU MUNDEMI! EJA EDHE TI!