Ky është një program 13 javor për prindërit kosovarë e shqiptarë me fëmijë gjerë në moshën 17 vjeçe.

Lokacioni: Do të konfirmohet saktësisht shumë shpejtë.

I ftojmë familjet nga Camden-i, Brent-i, RB e K&C dhe Westminister-i, por ju mund të na kontaktoni edhe nëse jetoni dhe gjendeni jashtë këtyre zonave.

Programi do të përfshij:

  • Si t’i ndihmojmë fëmijët që të arrijnë potencialin e tyre deri në maksimum
  • Si të kënaqeni me rolin tuaj si prindër
  • Lojrat e ndryshme që e zhvillojnë imagjinatën
  • Kufijtë dhe limitet në relacionin prindër-femijë
  • Menagjimin e sjelljes
  • Zhvillimin e fëmiut
  • Relacionet prindër-fëmijë
  • Opcionet e ndryshme dhe si të zhgjedhim problemet në familje
  • Menyra të reja të ballafaqimit me problemet e zakonshme

Po ashtu gjatë këtij programi do të ketë projekte shkollore për fëmijë, të cilat do t’i mundësojnë femijeve që të merren me aktivitete kulturore dhe të jenë pjesëtarë të klubit të detyrave të shtepisë.

Prindërit të cilët ishin pjesëmarrës të këtij programi kanë thënë se kanë gjetur ndihmë në keto aspekte:

  • Menagjimin e sjelljes së femijëve
  • Menagjimin e zemërimit
  • Zgjidhjen e problemeve
  • Komunikime më të mira
  • Kënaqesi gjate aktiviteteve familjare
  • Takime me prindër të tjerë
  • Besimin dhe vetë-respektin

Gjatë ligjeratave do t’ju ofrojmë pije freskuese, kafe dhe çaj pa limit.

Sesionet do të zgjasin për 13 javë. Programi i jonë i ardhshëm do të filloj në fillim të vitit 2011. Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në këtë grup, ju lutemi që të na kontaktoni.

BAKC
Remzije Duli, 07775 593565
Nora Abdullahu, 07908 338051
Caroline fFrench Blake, caroline@bakc.org.uk