Sot në uebsajtin telegraph.co.uk u publikua një artikull në lidhje me 10 vjetorin e luftës në Kosovë dhe masakrën e popullatës civile në Gjakovë. Njëri nga të mbijetuarit, Dren Caka, i cili tash jeton në Kanada, flet rreth përjetimit të tij tragjik, kur e tërë familja e tij iu masakrua derisa po strehoheshin në një bodrum të një shtëpie.

Ai ka një aksent dhe pamje të një tinejxheri Kanadez por historia e ndan atë nga shokët të cilët nuk dinë asgjë përpos paqes dhe rahatisë në afërsi të Oqeanit të Qetë.

“Nëse më shikoni duke ecur vërdallë ju do të mendonit se unë jam ‘një djalosh normal’, por unë nuk jam një djalosh normal. Kur i tregoj atyre, kur i tregoj miqve të mi, ata mbesin pa tekst.”

Dren Caka është mbijetuesi i vetëm – mbijetuesi mrekulli – i një nga epizodat më të tmerrshme të luftës: masakra e 19 grave dhe fëmijëve, përfshi nënën e tij dhe tri motrat, nga policia serbe. Kosova është zbehur nga memoria e popullarizuar, e mundur nga ngjarjet sizmike të 11 shtatorit 2001 dhe më pas, por tmerret e kësaj lufte ende tronditin.

Ai ishte 10 vjeç kur në mars të vitit 1999 serbët filluan kampanjën e deportimit dhe vrasjeve kundër shqiptarëve të Kosovës. Me 1 prill, një javë pasi që NATO filloi të sulmoi forcat serbe, paramilitarët arritën në rrugën Milos Galica në Gjakovë.

Në video intervju ai tregon se si e tërë familja e tij u masakruan dhe ai ishte i vetmi që shpëtoj.

Lidhëza:
http://www.telegraph.co.uk/news/worldnews/europe/kosovo/5083775/Kosovo-War-massacre-sole-survivor-found-by-Telegraph-ten-years-on.html