Foto nga festimet e mehershme

Foto nga festimet e mehershme

Edhe pse mbas  122 vjetësh , edhe pse jo ne tokën mëmë por në një shtet të huaj , përsëri  shqiptarët  nuk e harrojne  festën e 7 Marsit.  Ajo që bëri që kjo datë të shënohet si Festa e Mësuesit në kalendarin e cdo shqiptari ishte pikerisht  7 marsi i vitit  1887 ku në Korcë  për herë te parë u hap mësojtorja e parë shqipe me drejtues të saj  figura të njohura të Rilindjes shqiptare si : Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami..etj. Hapja e kesaj shkolle  ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar i cili deri atëhëre kishte qenë i  detyruar që mësimdhënien ta ushtronte në mënyrë të fshehtë nëpër  shtëpi.

Këtë   ngjarje te rëndësishme në historinë e Shqipërise , përkujtimin e rëndësisë se shkolles shqipe ,  do ta festojnë përsëri  shqiptarët  e shoqatës  sonë Ardhmëria , të cilët kanë  vendosur që  festën ta festojë  në Queenspark  ku ndodhet edhe numri më i madh i nxënësve.  Jemi krenarë  të themi që edhe pse kemi vetëm 5 vite që jemi hapur dhe jemi te bazuar vetëm ne Londër , kemi  gjithsej 465 fëmijë shqiptare te moshave 5-15 vjec të cilët mësojnë ne 6  shkollat tona suplementare.  Nxënësve shqiptarë këtu ju mesohet shqip , anglisht ,matematikë si dhe art. Shumica e nxënësve që kanë ndjekur shkollat tona suplementare kanë patur një rritje të dukshme në rezultatet e tyre shkollore   dhe kjo shpjegon edhe faktin përse akoma më tepër nxënes duan dhe janë në pritje për te hyrë në shkollat tona.

Për këtë punë të mrekullueshme që ka bërë dhe bën shoqata  Ardhmëria duhet të falenderojmë drejtorin e shoqates  z.Lutfi Vata dhe  gjithe stafin pedagogjik duke mos harruar ketu edhe vullnetarët e shumtë qe na ndihmojne duke na dhënë kohën e tyre. Gjithashtu një falenderim i vecantë i shkon edhe Ambasadorit të Repuplikës së Shqiperise në MB  dhe Irland z.Zef Mazi dhe Ambasadorit të  Kosovës z.Muhamet Hamiti për mbështjen e vazhdueshme që na japin.

Duke iu uruar te gjithë mesimdhënësve shqiptarë kudo qe ndodhen nëpër bote Gëzuar festen e 7 Marsit , ne  ftojmë te gjithë shqiptarët ne Londër te bashkohen me ne në Queenspark për të festuar këtë festë kaq të rendësishme për të gjithë shqiptarët, në menyërë që festat dhe traditat tona t’ia lëmë trashegim edhe fëmijëve tanë.

Per Stafin Ardhmerise

Mikena  Shqarri