Fotografuar nga A. Zeneli

Tashmë është bërë e traditës që redaksia e gazetës organizon çdo vit përvjetorin e gazetës. Si çdo herë në ceremonitë festive të këtyre përvjetorëve , gazeta “The Albanian” këtë radhe organizuar një pritje të veçantë . Kësaj radhe u bë e mundur që 5 – Vjetori të kremtohet në ambientet e Parlamentit Britanik duke koinciduar në mënyrën me të bukur edhe me festimin e hyrjes së Shqipërisë në Nato organizuar po në këtë vend. Iniciativë kjo e deputetit te devotshëm dhe përkrahës i shqiptareve Zotit John Grogan.

Morën pjesë zv/Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë znj Teuta Starova, zv/ Ambasadori i republikës së Kosovës zoti Bejtullah Destani, aktivisti i shquar shqiptar Agron Loxha, miq dhe dashamirës të Shqipërisë dhe shqiptarëve, biznesmenë, sportistë, kolegë gazetarë si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Deputeti John Grogan , falënderoj pjesëmarrësit dhe uroj futjen e Shqipërisë me të drejta të plota në bllokun ushtarak , NATO , dhe uroj 5-Vjetorin e gazetës “The Albanian”.Ai gjithashtu falënderoi përzemërsisht edhe drejtorin e gazetës “The Albanian” Zotin Kucana për kontributin qe po i jep komunitetit shqiptarë dhe jo vetëm , në fushën e informimit dhe më tej.

Më pas e mori fjalën Z. Kuçana i cili përshëndeti pjesëmarrësit në këtë përvjetor të pestë të gazetës . Më tej ai shpjegoj dhe detaje të punës dhe angazhimit që po punohet në përkrahje të komunitetit duke e ilustruar këtë krahas gazetës edhe daljen në dritë të librit të kontakteve (Albaniancontacts), ku tani po bëhet gati botimi i dytë i tij, si dhe projekte të tjera që gazeta “The Albanian” ka qenë promotorja e gjitha këtyre zhvillimeve.

Ndërkohë ai shprehu se : ” Gazeta The Albanian ka ndjekur hap pas hapi shqetësimet dhe problematikat e ditës së komunitetit shqiptarë , dhe do ta vazhdoj ta bëjë, për të qenë pararojë dhe zë i fuqishëm i tij.”

Në fjalën e tij nuk la pa përmendur dhe bashkëpunëtorët e dhe gazetarët e gazetës “The Albanian”, për kontributin e dhenë këtij mediumi të rëndësishëm për komunitetin shqiptarë në MB.

Më tej në prononcimin e tij gazetari i The Albanian Zoti Emanuel Bajra deklaroj si më të votuarit e vitit , ku “The Albanian” akordon çmime si çdo herë tjetër : Xhimi (Gëzim )Marku njeri më i fort i Britanisë dhe Deputeti i Parlamentit Britanik , Laburisti John Grogan, kështu Shqiptarit më të forte të Britanisë iu akordua çmimi si ” Ambasador i shkëlqyer i shqiptarëve në Botë” dhe Deputetit John Grogan iu akordua çmimi si “Mbështetës dhe promovues i vlerave shqiptare në Parlamentin Britanik”.

“Unë kam marrë disa çmime shpërblyese nga të huajt dhe jo se nuk kam ndjerë kënaqësi , por të nderohesh me një çmim mirënjohje dhe respekti nga njerëzit e tu ; nga shqiptarët, është një ndjenjë e papërshkrueshme ” –u shpreh i emocionuar sportisti shqiptar Xhimi Marku. Ai deri tani ka marrë tre çmime si kampion Anglie dhe një çmim si më i forti i Britanisë.

Edhe Deputeti Grogan u entuziazmua nga surpriza e bërë nga “The Albanian” dhe tha se kjo e m o t i v o n akoma më shume që të përkrah dhe punoj për shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën dhe njohjen e saj nga shtete te tjera në veçanti”.

Aktualisht Zoti Grogan mban detyrën e zëvendës kryetarit të grupit parlamentarë për Kosovën. Të pranishmit më pas vazhduan ceremoninë festive duke shijuar pijet e ofruara . Menjëherë pas kësaj, një pjesë e madhe e pjesëmarrësve festuan 5 –vjetorin e “The Albanian” nën tingujt e muzikës Shqiptare deri pas mesnate.

Rreth “The Albanian”

Faqet e kësaj gazete shërbejnë si dritare e talenteve të reja dhe shembujve pozitiv brenda komunitarë. Shqiptarët e Britanisë së madhe e kanë vënë re se të pasurit një gazetë që pasqyron vlerat më të mira të fëmijëve të tyre , nëpër shkolla , klube sportive , muzikë …etj, jo vetëm që luan rol sensibilizues në opinionin publik por dhe krijon një hierarki vlerash që stimulon integrimin e shpejt.

Ndër to vlen te përmenden aktualiteti i cili zë një vend të rëndësishëm në faqet e kësaj gazete, si gjithmonë informacionet për emigrantet dhenë nga përfaqësuesit ligjorë shqiptarë dhe britanik, aktivitet e ndryshme kulturore dhe festive, fenomene dhe dukuritë negative që shfaqen, si divorcet , sjelljet antishoqërore etj.

I tërë artikulli, fragmentin e të cilit e lexuat më lart, dhe numri i fundit i kësaj gazete mund të shkarkohen nga:
http://www.albaniancontacts.com/thealbanianissues/June%2009.pdf