Në sussexexpress.co.uk raportohet se si familja kosovare e cila jeton në St Leonards, afër qytetit Hasting në jug të Anglisë, po festojnë fitoren gjyqësore që i mundëson atyre lejeqëndrimin e përhershëm në Britani. Fred dhe Dorina Gurraj kishin jetuar në këtë qytezë që kur kishin ikur nga Kosova, para dhjetë viteve.

Ata i kanë rritur dy fëmijë, Kevinin dhe Keiran, të cilët kanë lindë në Angli dhe të gjithë ishin të rrezikuar që të deportoheshin për dy vite me radhë.

Qytetarët e kësaj qyteze udhëhequr nga kryetari lokal Liberal Demokrat, Brett McLean, përkrahën këtë familje që të qëndrojnë në Angli.

Brett-i kishte përfaqësuar Fredin dhe Dorinën në gjyq të imigracionit në Londër dhe ia kishte arritur t’i shpëtoi ata nga dëbimi.

Bazë e fitores ishin rrethanat e jashtëzakonshme në bazë të dhembshurisë, qëndrimi i gjatë dhe lidhjet e forta me Britaninë dhe individët e këtij vendi,

Burimi:
http://www.sussexexpress.co.uk/hastings-news/Familys-joy-at-permission-to.5160560.jp