Elza Rexhi - kandidatja për Miss Diaspora

Elza Rexhi – kandidatja për Miss Diaspora

Në konkursin e bukurisë, Miss Diaspora, Elza Rexhi është kandidate për të zënë vendin më të lartë. Konkursi, i shëndërruar në ndodhi tradicionale, sivjet mbahet me 7 qershor në Dusseldorf të Gjermanisë, ku do të garojnë 12 vajza dhe 6 djem pasi që organizatori ka paraparë edhe zgjedhjen e Mister Diaspora.

Elza Rexhi, 17 vjeqare nga Gjilani, e cila jeton në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, në Londër, është vajza me gjasa të mëdha për fitore. Elza, vitin e kaluar, po në këtë garë, ka fituar Çmimin e Publikut. Pamja e saj e bukur i ka mundësuar pjesëmarrje në disa sfilata. Gjatë muajit prill të këtij viti Elza Rexhi ka qenë pjesëmarrëse edhe në Kosova Fashion Week.

Elza është nxënese në Richmond College në Londër ku poashtu dallohet në mësim dhe aktivitete të shkollës. Ajo është e përgatitur dhe është optimiste për radhitjen më të lartë në këtë konkurs që është duke zgjuar interesim të madh te shqiptarët e diasporës.

Pasi që Elza Rexhi përfaqëson Britaninë e Madhe, shqiptarët e këtij shteti por edhe tjerët, mund të votojnë për Elzën me “like” në Facebook në këtë link: http://goo.gl/f3Ukbh