Kur babai i dy fëmijëve, Alfred Bajri, u dënua me një vit burgim, ai nuk kishte kuptuar se kjo do të mund t’i kushtonte me humbjen e biznesit, shtëpisë, bile edhe familjes së tij.

Alfredi (31) nga Horley i Anglisë ndërtoi një jetë të re në Britani që kur iku nga lufta e Kosovës para 12 viteve. Që nga atëherë ai u martua me gruan e tij Irenën, bënë dy djem, Arnoldin (10) dhe Andin (5) i cili vuan nga autizmi i rëndë, dhe themeloj një auto-larje (lavazh) që punëson 10 veta.

Më herët gjatë këtij viti kjo familje kurorëzuan arritjet e tyre me blerjen e shtëpisë së parë të tyre me kredi në Horley.

Por në qershor, Alfredi, i cili nuk kurrë nuk kishte qenë i dënuar më parë, u gjet i fajshëm për plagosje të paligjshme pasi që u involvua në një kacafytje.

Ai tash, pas marrjes së letrës nga Home Office-i, gjendet në mesin e mijëra të huajve në burgjet e Britanisë, që presin deportimin.

Gruaj e tij Irena (28) foli ekskluzivisht për gazetën lokale Crawley Observer, se si ky vendim i Home Office-it do të shkatërronte çdo gjë që kishin ndërtuar tash një dekadë, si dhe frikën që ka se çdo të ndodhë me djalin e vogël të sëmurë nëse familja detyrohen të kthehen në Kosovë.

“Kjo po na shkatërron jetët” , tha Irena, e cila së bashku me fëmijët ka shtetësi britanike.

“Burri im punoj gjatë tërë jetës që të jetë aty ku jemi tash, dhe tash ne do të humbim shtëpinë dhe çdo gjë dhe biznesi do të mbyllet.”

Ajo shtoi: “Nuk kam fjalë që të shprehi rreth mundësive që i kemi këtu, dhe shërbimet që ne i kishim për djalin tonë janë të pabesueshme.

“Në Kosovë ai nuk do të kishte asgjë. Ai nuk do të kishte përkujdesje dhe shkollë – do të ishte shkatërrimtare.”

Përkthyer pjesërisht nga:
http://www.crawleyobserver.co.uk/news/EXCLUSIVE-Dad-faces-losing-everything.5653331.jp